Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“E thyejmë në mes këtë regjim”, Alibeaj flet për aksionet e ardhshme të opozitës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E thyejmë në mes këtë regjim”, Alibeaj flet për aksionet e ardhshme të opozitës

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka shpjeguar faktin se përse opozita kërkon zgjedhje me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Alibeaj shprehet se kjo është kërkesa më minimale që mund të kërkohet, në mënyrë që të ketë garë dhe qytetarët të votojnë të lirë.

“Jemi të konsoliduar në këtë lloj pozicioni. Pozicion i deklamuar së paku në 16 shkurt. Sigurisht e kemi artikuluar këtë lloj pozicioni tonin jo si tekë, jo si një arsyetim i pajustifikuar jo logjik jashtë realitetit por se u tregua shumë kohë më parë, me 184, 339 dhe me 30 qershorin se në ka një problem që godet demokracinë sot është pikërisht qenia kryeministër e këtij njeriu. Për këtë arsye është fare minimale dhe proporcionale për të risjellë demokracinë, zgjedhjet e lira, të drejtën e publikut shqiptar të votojë i lirë. Minimumi i garancive kushtetuese të këtij vendi të fituara këtu e 30 vite më parë është gara e ndershme. Gara e ndershme është që asnjë nga palët të mos ketë avantazh joproporcional. Mendoni në një garë me këtë kryeministër dhe 3 mld euro të drogës, me riimpulsim të krimit e me të gjithë të metat që ka treguar historikisht në këtë vend. Besoj që kërkesa jonë është minimale dhe e justifikueshme dhe është proporcionale. E para, e dyta me një qeveri tranzitore e cila të garantojë minimalisht jo vetëm barazinë mes palëve, por mbi të gjitha do duhet të garantojë qetësinë, sigurinë e njerëzve për të votuar të lirë. Dhe e treta, ne e filluam këtë aksion më 16 shkurt, kohë më parë në fakt por në 16 shkurt me djegien e mandateve, me bërjen e një seri protestash e sigurisht mos pjesëmarrjen në atë që nuk janë zgjedhje në fakt bazuar pikërisht tek ky qëndrim. Më duhet ta them jo vetëm politikisht por edhe në aspektin njerëzor, sot ajo që i kërkohet më tepër opozitës jo vetëm opozitës, çfarë i kërkohet forcave do duhet t’i kundërvihen këtij regjimi autokratik e mafioz është qëndrimi me vendosmëri në pozicionet që ka pasur. A duam të rikthejmë edhe njëherë minimumin e demokracisë, bëhet në këtë mënyrë, jo si kërkesa e jona por si nevojë që ka shoqëria shqiptare. Elemente minimalë. Garë po kërkojmë, që njerëzit të votojnë të lirë”, tha Alibeaj.

Ish-deputeti theksoi më tej se kjo luftë e opozitës nuk është ndaj kryeministrit Rama, por është një luftë për të rikrijuar sistemin.

“Sot po të futemi në zgjedhje e thyejmë në mes këtë regjim por jo aq sa për aftësitë tona po për urrejtjen ndaj këtij regjimi. Por nuk është kjo arsyeja. Nuk e kemi një luftë apo një betejë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës por për rikrijimin e një sistemi. Prandaj kemi vendosur ato kërkesa. Nuk ka njeri pas 30 qershorit të mos jetë i bindur se me këtë njeri është i aftë të ndyjë, të infektojë dhe më minimumin e proceseve siç është ai elektoral”, deklaroi ai.

I pyetur për aksionin opozitar në shtator Alibeaj la të kuptohej se do të ketë sërish protesta.

“Çfarë veprimesh bëmë në 5 muaj që njohën një hov cilësor dhe sasior. Ne treguam që jemi të gatshëm për sakrificë dhe për të ndërmarrë akte që ndoshta nuk i kishte shkuar mendja kujt më parë. Në mënyrë që të mund të preknim dhe nervin me letargjik të shqiptarit më të manipuluar nga kjo qeveri. Prandaj ndërmorëm ato akte, qoftë me djegien e mandateve qoftë me mos pjesëmarrjen e zgjedhjeve. Forca dhe bashkimi i njerëzve është rruga e vetme që e tremb regjimin dhe i jep zemër shqiptarëve të tjerë”, u shpreh ai.

 

Tags: 13 tetoriaksionet e opozitesedi ramaEnkelejd AlibeajZgjedhjet

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, KED kërkesë Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, KED kërkesë Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë

Denaj flet me shifra: Nga 755 biznese të monitoruara, 40% me shkelje

Denaj flet me shifra: Nga 755 biznese të monitoruara, 40% me shkelje

FSHF merr vendimin, ja kur do të hidhet shorti i Kategorisë Superiore

FSHF merr vendimin, ja kur do të hidhet shorti i Kategorisë Superiore







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com