E diel, 1 Gusht, 2021
23.5 C
Tirana

E strehuan dhe ushqyen, kampioni iranian kërkon të përfaqësojë ngjyrat kuqezi

Në Shqipëri është një sport jo shumë i promovuar, por që tashmë mund të ketë një kampion në gjirin e saj. Bëhet fjalë për Ali Rizai Khajeloo një nga azilantët politikë iranianë që qëndron në kampin e Babrrusë. Edhe pse vetëm dy muaj në vendin tonë, ai veç kërkesës për azil në autoritetet shtetërore ka gjetur menjëherë në një lagje në periferi të Tiranës një palestër për t’u ushtruar në artet marciale, pasi Alirizai është një kampion në karate, xhudo dhe MMA i Iranit, i Azisë dhe i Turqisë.

“Unë quhem Ali Riza dhe kam lindur në veri të Iranit. Kur isha në moshën 5 –vjeçare fillova të merrem me karate, pasi kam qenë një fëmijë hiperaktiv dhe babai im vendosi të më fusë në sport për të më kontrolluar. Fillova të merrem me karate pasi është një sport që fillon me respekt dhe mbaron po me respekt. Dalëngadalë kalova në nivele të larta në këtë sport dhe mora disa medalje në Iran dhe medalje ndërkombëtare nga Azia, apo Europa. Në vendin tim arrita të bëhem deri trajneri i kombëtares së Iranit. Në kampionatin aziatik të 24 shteteve ne me kombëtaren e Iranit morëm vendin e tretë si ekip. Me 8 sportist morëm 9 medalje”, thotë ai.

Ali Rizai ka lindur në qytetin Rasht në veri të Iranit, babai i tij ka humbur jetën në një aksident të mistershëm, po ashtu edhe nëna e tij menjëherë pas të atit.

Fakti që i ati i tij ishte shkolluar në Izrael, familja e tij ka qenë gjatë gjithë kohës nën presion, ndërkohë që Ali Rizai arriti të jetë deri pjesë e forcave speciale të Iranit, por pozicionimi me partinë opozitari të Mehdi Karubit, kundër Ahmadinexhatit në zgjedhjet e 8 viteve më parë, pështjelloi të gjithë të ardhmen e tij.

“Jeta ime në Iran ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Kur unë kam lindur ka qenë një periudhë prej 8 vitesh luftë me Irakun dhe më pas e gjithë jeta gjatë gjithë kohës kam parë vetëm gjak, kam parë njerëz që vdesin. Ne jemi të lodhur nga kjo gjë sepse Allahu e krijoi botën e tij brenda 7 ditësh, pa kufij, pa flamuj, i bëri njerëzit e lirë. Zoti ta ka dhënë jetën dhe ai mund të ta marrë. Irani është një vend politik edhe në momentin kur unë vendosa të mbështes një parti opozitare, mua më hoqën nga posti i trajnerit të kombëtares së Iranit dhe kur Ahmadinexhat fitoi sërish zgjedhjet, të gjithë ne që mbështesnim partitë e tjera na u mbyllën dyert”, shpjegon ai.

Sporti është e vetmja gjë që ai ka në duar për të shpërblyer këdo shtet që do t’i ofrojë një mundësi për të mos u kthyer në vendin e tij, ku siç pranon vetë e pret një fund i shpejtë.

“Përpara rreth 8 vitesh, për arsye politike unë u largova nga vendi im. Shkova në Turqi ku vazhdova sportin dhe arrita të shpallem kampion Azie. Më premtuan se nëse do të shpallesha një herë kampion mund të më siguronin azilin, por kjo gjë nuk ndodhi as kur u shpalla për herë të dytë kampion dhe më dëbuan. Pasi qëndrova rreth 5 vite në Turqi shkova në Greqi. Atje për njerëzit myslimanë nuk është edhe aq e lehtë. Nuk arrita të gjej një xhami të vetme. Më duhej të falesha shpesh pasi më duhej Zoti, unë nuk kam njeri tjetër në jetë veç tij, por nuk kisha ku të shkoja. Në Greqi u njoha më pas me disa shqiptarë pasi kisha shumë student që i stërvitja që ishin nga Shqipëria. Atje punoja në fitness, më pas si roje nëpër lokale, por edhe si zhytës profesionist. Në fund të fundit as Greqia nuk është një vend i mirë për refugjatët”, kujton ai.

Pasi vendosi të vijë në Shqipëri, rreth 2 muaj më parë Alirizai tregon për impresionin e tij të parë që nga kufiri me Kakavijën.

“Në Shqipëri nuk ka racizëm fetar dhe unë jam një mysliman. Njerëzit në Shqipëri as duan t’ja dinë nëse ti je mysliman, i krishterë apo i pafe. Në shumë vende kam parë policin që i godet refugjatët. Kjo është diçka shumë e rëndë sepse unë nuk jam një plehrë, nuk jam terrorist. Emri im është emigrant. Kur kam arritur në Gjirokastër u tremba pasi kisha parë shumë herë se si policia i godiste emigrantët. Unë vij në vendin tuaj sepse në vendin tim kam luftë, kam rrezik jete. Kur polici shqiptar në kufi më pyeti për historinë time, pashë që ai filloi të qante. Ai shkoi jashtë bleu ushqim edhe për mua dhe erdhi për të ngrënë bashkë me mua në të njëjtën tavolinë. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Polici më thoshte më trego, ndaj me mua dhimbjen tënde! Unë s’jam më polic tani jam miku yt. Kur unë fillova të qaj polici shqiptar më përqafonte. Dua t’i falënderoj të gjithë policët shqiptarë dhe të gjithë që merren me emigrantët në Shqipëri, na kanë ndihmuar shumë. Nuk e kemi parë këtë përkujdesje në asnjë vend tjetër”, shton ai.

Por jeta e Ali Rizait lidhet fort me kërkim e një azili kushdo shtet t’ja japë, për momentin ai shpreson shumë tek organet qeveritare shqiptare që mund t’i japin të drejtën të jetojë këtu, apo siç ai thekson shpesh, t’i japin të drejtë të vazhdojë të jetojë ende.

“Për momentin dita ime është e vështirë, pasi po përpiqem të mësoj gjuhën shqipe, por është shumë e vështirë. Më duhet që të komunikoj me njerëzit. Do të doja ta vazhdoja këtë sport në Shqipëri dhe ky vend nuk ka një kampion Europe, apo bote në kategorinë time. Gjithashtu, unë mendoj që kam shumë borxhe ndaj atyre që po më ndihmojnë dhe për këtë arsye nëse do të më jepet mundësia nga qeveria shqiptare, ju premtoj në emër të Zotit që do të mund t’ju dhuroj një medalje të rëndësishme. Si shpërblim dua të zhvilloj këtu në Tiranë një ndeshje me një kampion të madh nga Rumania, që quhet Çatali Morasho, premtoj që do ta hedh me KO shumë shpejt, por më tepër se kjo rëndësi ka mesazhi që dua të jap për këtë ndeshje. “Ndal Luftës, të mos vdesin më fëmijë“, deklaron ai.(TCH)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...