E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Ankth, VAR dhe festë, Interi mban ritmin e Championsit (Video)

Interi vuan por mbanë ritmin e Romës dhe Lazios, në momentin kur gara për një vend në Champions League është më e fortë se kurrë. Lacialët e Inzaghit mposhtën Sampdorian me rezultatin e thellë 4-0, për të treguar se ata janë pretendentë të fortë, ndërsa zikaltërit mposhtën Chievon në “Bemntegodi” me rezultatin 1-2.

Pas një pjese të parë mjaft të kujdesshme, ku Perisic gabon në një rast të pastër për gol nuk kishte shumë aksione të rrezikshme, ndërsa Chievo mbyllte çdo hapësirë prapa. Por në fillim të së dytës është Mauro Icardi që gjen rrugën e rrjetës. Gol që fillimisht u anulua dhe vetëm pas konfirmimit të VAR u cilësua si i rregullt.

Pak pas tij erdhi edhe goli që vulosi fitoren për Inter me anë të Perisic në minutën e 61’. Inter e menaxhoi mirë rezultatin dhe vetëm në fund rrezikoi disi kur Chievo shënoi golin në fund të ndeshjes teksa kishte edhe pesë minuta shtesë për t’u luajtur por Inter u mbrojt mirë duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Një paraqitje solide nga të besuarit e Spalletti-t në një fushë të vështirë si ajo e Chievo-s. Tashmë Inter mbetet në vend të pestë të renditjes së Serie A, me vetëm një pikë më pak se Lazio dhe Roma.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...