Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

E rëndë/ Vëllai po më tërhiqte zvarrë dhe po më vriste, vjehrri shikonte dhe qeshte

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
E rëndë/ Vëllai po më tërhiqte zvarrë dhe po më vriste, vjehrri shikonte dhe qeshte

Vilma 33 vjeç ka rrëfyer në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” të gjitha vuajtjet që ish-burri i saj i ka bërë të përjetojë për vite me rradhë. Ai e ka dhunuar, e ka tradhëtuar para syve, ka duruar të sharat dhe ofendimet e vjehrrës etj. Pasi vendosi të ndahej, vjen vëllai i saj nga jashtë shtetit dhe ai i fryrë dhe i mashtruar nga kunati dhe famija e kunatit, e detyron të motrën të mos divorcohej. Vilma nuk pranoi dhe është dhunuar në mes të rrugës nga ai, duke e gjakosur dhe e nxirë në fytyrë.

“Fëmijët do fillonin shkollën dhe iu lutëm që fëmijët të shkollohen në Korçë, sepse do punoja akoma më fort vetëm që fëmijët të shkollohen në qytet. Morën një shtëpi dhe atje më shumë jetonte motra me bashkëshortin, vinin dhe të tjerët. Unë gjatë gjithë kohës punoja në fshat. Fëmijët atë vit i kisha tek motra dhe më thotë që nuk t’i mbaj më fëmijët. Në atë periudhë kohe u sëmur mami. Kishte një sëmundje të pashërueshem. Ajo kishte nevojë për shërbim, i ra trupi dhe po merresha unë me sëmundjen e mamit. Aty lidhem shumë me dajën. Kemi qenë të lidhur, por në ato çaste u lidhëm edhe më shumë dhe unë i them dajës që mami do ikë nga kjo botë dhe unë nuk kam asnjë njeri tjetër që të më zgjasë dorën apo ku të qaj një hall. Aty i tregoj dajës të gjithë historinë dhe vuajtjet e mia.

Unë isha në spital, ish-burri më thoshte hajde se ka fëmijë të tjerë që të kujdesen për të, sepse po thonë njerëzit që ka ikur Vilma dhe e ka lënë burrin. Ishte shumë xheloz i madh, e merrte telefonin e kontrollonte pa vetëdijen time. Ai më tha do lesh mamanë e do vish, dhe unë i kam thënë që kur ti nuk më kupton në këto momente, nuk do më kuptosh kurrë dhe pasi mami im të mbyllë sytë unë nuk kam se pse të të dua më në jetë.

Pasi vdiq mami, u ktheva tek burri dhe situata ishte shumë e ftohte. Ishte një natë që u shtrimë për gjumë dhe më ka gjuajtur me grusht aq fort sa ma çau buzën dhe më ka nxirrë syrin. Për të mos më parë djali, shkoj në tualet dhe shkoj të fle me djalin dhe ai vjen nga mbrapa dhe më kap për floku e po më tërhiqte. Djali ngrihet dhe thotë babi, çfarë po i bën mamit? Djali ka qenë 11 vjeç. Dhe vendosa të divorcohesha dhe ramë dakort që fëmijët do i mbaj unë dhe ai t’i takohet sa herë të dojë.

Në seancën e dytë të gjyqit vjen vëllai nga jashtë dhe qëndron dy ditë tek motra, pa ardhur tek shtëpia jonë. Aty qëndroi me ish-burrin tim me vjehrrin e me motrën. Ai më tha do të të pres në gjyq e do bësh atë që do të të them unë. Ai ka bërë gjëra që një motër nuk mund t’ja falë kurrë vëllait të vetë. Vëllai filloi të më gjuante aq shumë pas seancës, sa gjysma e fytyrës mu nxi menjëherë. Vjehrri qeshte, kjo ishte më e keqja sepse ai buzëqeshte kur unë dhunohesha.

Vëllai më shtriu në tokë dhe më tërhiqte zvarrë. Për fatin tim të keq asnjë patrullë policie nuk po kalonte. Mendoja që ai po më vriste dhe të paktën t’i takoja vetëm një herë fëmijët. Unë isha e pafuqishme. Më vjen një taksi në këmbët dhe hipi në atë taksi dhe i shpëtoj nga duar dhe u nisa tek fëmijët dhe pyeta veten pse po iki se mund të më vrasin. Nga moment që më dhunoi vëllai, unë nuk kam qenë më me fëmijët e mi. Vëllai më thotë që ti s’ke për t’i parë fëmijët e tu derisa të vdesësh. Marr dajën në telefon pasi më dhunoi dhe i them po më vret Mersini dhe më tha thirr policinë, por i thashë s’mund t’ja bëj vëllait këtë se do duket shumë keq. Kam shkuar në shtëpinë e babait në 4 të mëngjesit se kisha frikë se mos më ndiqte. 10 ditë që kam qëndruar fshehur në shtëpinë e babait kanë nxjerrë fjalë pafund duke ia transmetuar edhe fëmijëve. Kur ka pasur ditëlindjen djalit nuk më lanë as t’ja uroja.

Po bëj një vit e disa muaj që nuk i takoj fëmijët e mi. Unë sot i thërrita fëmijët e mi që t’i them që nuk i kam harruar dhe nuk i kam braktisur. Gjykata ia ka lënë fëmijët ish-bashkëshortit për shkak të gjendjes time jo të mirë financiare”, ka rrëfyer Vilma. /Klan.al

Tags: e diela shqiptareka nje mesazh per tyVilma

TË LIDHURA

Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano
Bota

Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano

12:33 | 04/09/2025
Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme
Aktualitet

Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme

12:09 | 04/09/2025
Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme
Ekonomi

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

11:43 | 04/09/2025
Next Post
“Nëse vjen, pse jo”, Eneda Tarifa flet për planet për një martesë të dytë

“Nëse vjen, pse jo”, Eneda Tarifa flet për planet për një martesë të dytë

‘Jemi gati për kompromis me Kosovën’, presidenti Vuçiç ‘dorëzohet’

‘Jemi gati për kompromis me Kosovën’, presidenti Vuçiç ‘dorëzohet’

Motra denoncon vëllain me probleme mendore dhe e fut në burg (VIDEO)

Motra denoncon vëllain me probleme mendore dhe e fut në burg (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano
Bota

Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano

by mirseda
12:33 | 04/09/2025
0

Anija e komandës dhe kontrollit të klasit Blue Ridge, USS Mount Whitney, mbërrin në Durrës më 6...

Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme

Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme

12:09 | 04/09/2025
Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

11:43 | 04/09/2025
Kuqezinjtë gati për sfidën miqësore me Gjibraltarin, përballja në orën 18:00

Kuqezinjtë gati për sfidën miqësore me Gjibraltarin, përballja në orën 18:00

10:54 | 04/09/2025
Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi

Mbi 1,457 viktima nga tërmeti në Afganistan, të mbijetuarit në vështirësi

10:03 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com