Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip ‘Ford’ ka marrë flakë në ecje si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ndërkohë, mësohet se shoferi ka arritur në kohë të dal jashtë automjetit, duke evituar ndonjë lëndim serioz.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.