Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Bulqizës, pasi një 27-vjeçar ka humbur jetën brenda në galeri. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një masiv gurësh ka zënë poshtë të riun, duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Viktima, i identifikuar si Eldi Alla, ndodhej 1500 metra në thellësi të tokës. Në spitalin e Bulqizës ai ka mbërritur pa shenja jete.
”Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.