Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

E pushuan nga puna me një sms/ Ish-velina hap biznesin e saj, vetëm 20 vjeçe

7 vjet ago
in Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
E pushuan nga puna me një sms/ Ish-velina hap biznesin e saj, vetëm 20 vjeçe

Alesia Bami u largua përfundimisht nga emisioni “Stop” dhe nga “Klan Tv” dhe duket se ky largim i ka hapur dyer të reja ish-velinës. Ajo bëri bujë me largimin e saj nga emisioni satiro-investigativ “Stop”, largim që i eci mirë ish-velinës sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte.

Së pari, ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin “E diell” në “Top Channel” dhe përveç kësaj, disa ditë më parë realizoi një mbrëmje promovimi për biznesin e saj më të ri, edhe pse është vetëm 20-vjeçe. Bëhet fjalë për një dyqan me fustane mbrëmjesh, që është projekti më i ri që ajo ka ndërmarrë si pronare.

Në këtë mbrëmje të veçantë të organizuar në Tiranë prezantoi biznesin e saj personal dhe familjen e saj, që përbëhet nga dy prindërit dhe vëllai. Në festën e inaugurimit, ku Alesia shfaqej duke hapur shampanjën për të ftuarit, morën pjesë shumë personazhe të njohur të botës së shoëbiz-it. Kujtojmë që Alesia Bamin e pushuan nga puna në “Stop”, pasi, sipas saj, nuk mori leje te drejtuesit për një intervistë që dha në televizionin “Top Channel”.

Ajo deklaroi se “u hodh në rrugë” nga produksioni i programit investigativ, por “Top Channel” mendoi që të mos e linte në baltë balerinën Bami, duke i ofruar asaj një vend pune brenda një kohe të shkurtër. Ai që i zgjati dorën për t’ia shtuar grupit të prezantueseve seksi të “E diell” ishte pikërisht Edi Manushi. Alesia iu bashkua këtij emisioni të dielave në rubrikën e lotarisë, që i bashkëngjitet programit.

Alesia do i bashkohej klubit të vajzave seksi në krah të Edi Manushit, mes të cilave: Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja seksi nga Prishtina, që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell”, për shkak të angazhimit në Festivalin Europian.

Vetë Alesia deklaroi se e pushuan nga puna me një mesazh telefonik nga programi investigativ “Stop” për arsyen e vetme se kishte shkuar të jepte intervistë në televizionin konkurrent të drekës, që moderohet nga Bieta Sulo. Alesia Bami njihej si velina e “Stop”, e cila paralelisht angazhohej edhe si fotomodele.

Pas largimit nga “Klan”, Alesia e mblodhi shpejt veten, duke bërë të tjera plane për jetën. Brenda natës, që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëronte plane të tjera dhe të mëdha për veten. Foton në fjalë e shoqëroi me statusin për veten “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”. Ndërkohë, ajo hapjen e biznesit të ri e ka shoqëruar me një set fotosh artistike, ku pozon në natyrë me fustane mbrëmjeje./ Panorama

Tags: Alesia BamiBiznesnga punaSMSu pushua

TË LIDHURA

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa
Aktualitet

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Next Post
E bija mbush 18 vjeçe, ish-deputeti bën dedikimin e veçantë (Foto)

E bija mbush 18 vjeçe, ish-deputeti bën dedikimin e veçantë (Foto)

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit: SPAK të fillojë hetimet ndaj liderëve të opozitës

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit: SPAK të fillojë hetimet ndaj liderëve të opozitës

Pas 16 vitesh në arrati, ndërron jetë e veja e Sllobodan Millosheviçit

Pas 16 vitesh në arrati, ndërron jetë e veja e Sllobodan Millosheviçit







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih
Sport

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

by mirseda
18:17 | 19/11/2025
0

Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e...

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

17:14 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com