Ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë, Zef Brozi ka reaguar për dhunën e përdoruar në protestën e opozitës të shtunën.
Sipas tij, në mënyrë që në protestë të mos mbizotërojë më dhuna, duhet që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të nisin punën sa më parë ndaj politikanëve të opozitës që ndodhen jashtë Parlamentit; duke iu referuar kështu kryetarëve të opozitës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
“Le t’ua bëjmë edhe më të qartë politikanëve të korruptuar e të inkriminuar të opozitës jashtëparlamentare e kujtdoqoftë: askush nuk do të mundet të pengojë a zhbëjë Reformën në Drejtësi me protesta të dhunshme, me shashka, fishekzjarrë, gurë e shkopinj kundër policisë dhe institucioneve”, shkruan Brozi në rrjete sociale.
Brozi shprehet se pa asnjë hezitim duhet që prokuroria, policia, dhe gjykatat të vënë para përgjegjësisë ligjore ata politikanë e pjesëmarrës në protesta që bëjnë thirrje për dhunë apo edhe ushtrojnë dhunë.
Postimi i plotë:
Që te mos kete me as dhune ne protestat e opozites duhet qe SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit te fillojne punen sa me pare. Dhe atehere opozites jashteparlamentare i duhet te zgjedhe lideret e saj te rinj!
Le tua bejme edhe me te qarte politikaneve te korruptuar e te inkriminuar te opozites jashteparlamentare e kujtdoqofte: askush nuk do te mundet te pengoje a zhbeje Reformen ne Drejtesi me protesta te dhunshme, me shashka, fishekzjarre, gure e shkopinj kunder policise dhe institucioneve.
Ju bej apel qytetareve te ndershem qe e duan Shqiperine: distancohuni nga protestat e dhunshme dhe grupet kriminale ne to. Vetem protestat paqesore jane shprehje e demokracise.
Pergezoj forcat dhe drejtuesit e policise dhe ministrin Lleshaj per korrektesine dhe profesionalizmin ne menaxhimin e protestave. Policeve te plagosur ne protestat e dhunshme te opozites ju uroj sherim sa me te shpejte.
Pa asnje hezitim duhet qe prokuroria, policia, dhe gjykatat te vene para pergjegjesise ligjore ata politikane e pjesemarres ne protesta qe bejne thirrje per dhune apo edhe ushtrojne dhune.