Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“E provova në kurrizin tim”, Spahia rrëfen çastet e tij si i burgosur

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E provova në kurrizin tim”, Spahia rrëfen çastet e tij si i burgosur

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është rrëfyer momentet e ndalimit nga policia, izolimin nga ambienti me jashtë, e deri në daljen për herë të parë para trupit gjykues në Shkodër.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Spahia e konsideroi si absurde situatën në të cilën u përfshi duke u shprehur se këto situata duhet të ishin shmangur pas 30 viteve demokraci.

“I lirë më së fundi fizikisht, pasi e kam ndjerë veten të lirë mendërisht që në fillim të kësaj historie sa qesharake aq edhe të trishtë. Jo aq për Bardh Spahinë, po për gjendjen apo situatën në të cilën ndodhet vendi. E them të trishtë pasi mendonim se këto lloj situatash këto lloj sjelljesh i kishim kaluar prej  30 vitesh, por e provova në kurrizin tim që Shqipëria vitet e fundit  ka bërë hapa të mëdhenj pas, përsa i përket një farë mënyre të përdorimit politik të pushtetit nga ana e kundërshtarëve politikë.

Për të kuptuar atë çfarë ndodhi duhet të bëjmë një rezyme të situatës dramatike  ku ndodhet vendi që nis me ardhjen në pushtet të kësaj mazhorance e që kulmuan me dosjet ku përfshihej edhe kryeministri Rama”, deklaroi Spahia.

Ai solli edhe një herë në vëmendjen incidentin e ndodhur më 18 qershor, në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, teksa shton se policia atë ditë ka mbështetur grupe kriminale të njohura në qytet.

“Pati një përdorim të turpshëm të policisë së shtetit, e cila në shkelje të plotë të ligjit duke mbështetur edhe grupe kriminale të njohura në qytet tentoi të merrte ambientet në pronësi të bashkisë Shkodër, në shkelje të plotë të ligjit dhe u krijuan ato situata. Të kthehemi pak te ajo ditë, PD ishte në mbështetje të qytetarëve Shkodranë që kishin caktuar një tubim në 20:00 te pallati i Sportit në Shkodër. Në një moment të caktuar lajmërohemi se ka një konfrontim mes qytetarëve shkodranë dhe një grupi të madh të policisë së shtetit të cilët kishin hyrë për të uzurpuar ambientet e shkollës “Shejnaze Juka”.

Ka qenë një grup i forcave speciale të policisë që kanë sulmuar ambientet e shkollës, të cilat janë në pronësi të bashkisë Shkodër dhe në atë moment ka pas një reagim nga një grup qytetarësh shkodranë. Ne u lajmëruam për këtë incident dhe sigurisht me ndjenjën e plotë të përgjegjësisë, u nisëm me shpejtësi për t’u gjend afër në një situatë të tillë.

I gjithë sjellja jonë ka qenë për qetësimin e situatës, kishim një bashkëpunim shumë të mirë në ato momente ne strukturat e policisë, të cilët ishin në vështirësi pasi numri i qytetarëve ishte i madh dhe të revoltuar dhe besoj që kemi dhënë kontribut në qetësimin e situatës, ashtu siç na u tha edhe nga policia”, u shpreh Spahia.

Ish-deputeti rrëfen më pas se ç’ndodhi një ditë pas ngjarjes, kur u ndalua nga forcat e rendit, si edhe 3 ditët e izolimit deri në daljen para trupit gjykues.

“Gjatë gjithë asaj dite unë jam kthyer në Tiranë në 05:00 të mëngjesit, dhe kanë qenë gazetarët shkodranë që më pyesnin a isha apo jo në kërkim. Mu duk absurde se deri në 04:00 të mëngjesit, kisha qenë në Shkodër, madje edhe me struktura të policisë të cilët më falënderuan dhe vlerësuan e nuk kisha asnjë shenjë tjetër. Dola në mëngjes dhe pikërisht nga këto telefonata zgjodha të lëviz në këmbë, shkova 2 herë në PD duke kaluar bulevard për të thënë që jam në dispozicion apo dikush të më kontaktojë.

Ajo pjesë e ndalimit ishte publike, absurde, që në momentin kur u tha në lidhje Live, isha i vetëdijshëm që e ka vendos kryeministri, por fakt është që psikologjikisht e prisja, por e ndjeja veten qytetar të lirë. Mu duk sikur policët që morën pjesë në ndalim nuk e dinin arsyen pse po më ndalonin, merrnin urdhra me telefon nga shefi i tyre dhe nga njësia operacionale që unë i pash, ishin me maska ishin pas makinës së policisë, në një makinë civile, sikur po ndalonin një të shumëkërkuar. Për mua ishte një situatë absurde, një izolim i padrejtë e krejtësisht politik.

Me ato policë që kisha komunikim u munduan të më tregojnë vlerësimin dhe respektin, keqardhjen e tyre për  situata të tilla. Kisha një izolim të plotë, një prej gjërave që të bënte përshtypje ishte izolimi i plotë nga jashtë. Nuk kisha asnjë lloj informacioni, s’kisha asnjë mjet komunikimi, izolimi ishte i plotë. U takova vetëm me avokatin tim. Atë natë kanë ardhur urgjent edhe përfaqësues të avokatit të popullit. Deri në një moment kur u gjend një mundësi për të më sjellë të paktën disa libra nga familjarë të mi, ishte një qëndrim absurd. Por që në momentin që familjarët e mi më sollën disa libra kohën e kam kaluar duke lexuar. Ishte e vetmja mënyrë për të dalë në një realitet tjetër”, rrëfeu Spahia.

Tags: Bardh Spahiaburgmomentetrrefenshejnaze jukaShkoder

TË LIDHURA

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala
Kryesore

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025
Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi
Aktualitet

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Next Post
“Nuk pyet drejtësia e re, do shkosh drejt gjykimit”, Ngjela ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Metën

“Nuk pyet drejtësia e re, do shkosh drejt gjykimit”, Ngjela ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Metën

Spiropali larg politikës këtë fundjavë, na prezanton me bashkëshortin

Spiropali larg politikës këtë fundjavë, na prezanton me bashkëshortin

Aksioni opozitar/ Basha ndan detyrat në PD, ja 24 koordinatorët

Aksioni opozitar/ Basha ndan detyrat në PD, ja 24 koordinatorët

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar
Showbizz

Elinara në televotim “kokë më kokë” me Andrean, fermerja: Jam ndjerë e sulmuar

by mirseda
21:46 | 16/06/2025
0

Andrea dhe Elinara janë në një televotim “kokë më kokë” ku njëri prej tyre do të heqë...

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

21:43 | 16/06/2025
Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:41 | 16/06/2025
Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025
Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com