E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

E përbashkëta: Xho Bajden dhe Kamala Herris, janë martuar që të dy me mblesë

Të mërkurën, të pranishmit në Ceremoninë e Përurimit mirëpritën në Shtëpinë e Bardhë presidentin e ri të SHBA-së Xho Bajden dhe zëvendëspresidenten Kamala Herris, së bashku me bashkëshortët e tyre respektivë, dr.Xhill Bajden dhe Dag Emhof.

Një nga gjërat e përbashkëta mes 2 liderëve kryesore të Shteteve të Bashkuara,është që ata të dy i takuan bashkëshortët e tyre në atë që amerikanët i quajnë “blind date”, takime të verbra, pra mes 2 njerëzve që nuk janë njohur më parë, dhe të ndërmjetësuar nga të njohur të përbashkët.

Kjo praktikë në vendin tonë njihet si njohje përmes “mblesit” ose “shkesit’.Ndërsa ideja e një takimi të tillë mund të duket e çuditshme për një vend si SHBA-ja, ajo nuk është krejt e pazakontë. Sipas një sondazhi të vitit 2020 nga DatingAdvice.com, 43 për qind e amerikanëve thonë se kanë qenë në të paktën një takim të këtij lloji gjatë jetës së tyre.

Herris nuk ka ndarë shumë detaje mbi jetën e saj sentimentale para se të takohej me Emhof. Por sipas “The Washington Post”, ajo tha se ka qenë shumë sfiduese pasja e një marrëdhënie në kohën kur ishte në vëmendjen e publikut.

Harris ishte në të 40-at e saj dhe Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë kur në vitin 2013 mikesha e saj Kriset Hadlin i sugjeroi t’i rregullonte një takim me një mikun e saj. Ndërsa ishte menduar të ishte një “takim i verbër”, Kamala donte t`a bënte atë pak më surprizues -duke mbledhur informata për atë që do të takonte.

Ajo e bindin Hadlin ti jepte emrin e atij që do të takonte, dhe Kamala nisi të bënte disa kërkime në Google. “Mos hyr të kërkosh për tënë Google, më tha ajo. Por unë e bëra!”-tha ajo duke qeshur gjatë një interviste televizive.

Për fat të mirë, nga kërkimi nuk gjeti asgjë shqetësuese. Emhof, një avokat në profesion kishte 2 fëmijë nga një martesë e mëparshme, ndërsa Kamala thotë se ajo mes tyre ishte “dashuri me shikim të parë”. Të dy u martuan në vitin 2014, në një ceremoni të drejtuar nga motra e Herris në Santa Barbara të Kalifornisë.

Herris  është tani njerka e fëmijëve të Emhof, Kol dhe Ela, të cilët i vunë asaj pseudonimin tërheqës “Momala”. Ndërkohë, Xhill Bajden ishte e mësuar të shoqërohej me bashkëmoshatarët e saj, ndaj në fillim ishte e frikësuar kur u takua për herë të parë me Xho, që ishte 9 vite më i madh se ajo. Ishte vëllai i Xho, Frenk Bajden, ai që e njohu presidentin e sotëm me Xhim Xhejkëbs në vitin 1975, 3 vjet pasi gruaja e tij e parë Neilia dhe vajza e tij 1-vjeçare vdiqën në një aksident automobilistik.

Lexo edhe :   VIDEO/Ish-marinsi çarmatos grabitësin me një lëvizje të vetme

Kur Xho shkoi që t`a merrte në shtëpi me makinën e tij, Xhill tha për “New York Times”se “Në ato moment mendova;Falënderoj Zotin që është vetëm një takim. Deri atëherë kisha dalë me djem të veshur me xhinse dhe bluza, ndërsa kur ai trokiti tek dera pashë që kishte veshur një pallto sportive, dhe unë mendova “O Zot, nuk ka për të funksionuar kurrë”- deklaroi Xhill për revistën “Vogue”.

Lexo edhe :   VIDEO/Ish-marinsi çarmatos grabitësin me një lëvizje të vetme

Xhill u shkurajuar pak nga diferenca 9-vjeçare mes tyre, pasi ajo ishte 24 vjeçe dhe ai 33, kur ata u njohën me njëri-tjetrin. Pavarësisht nga përshtypjet e para të këqija, Xho arriti t’i tregonte asaj një anë pozitive të vetes gjatë takimit të tyre, dhe Xhill ndryshoi mendim për të për shkak se ai ishte goxha i sjellshëm.

Por, po sipas “Vogue”, me gjithë ndryshimin e zemrës së Xhill, Xho u detyrua t’i propozonte 5 herë para se ajo të pranonte të martohej me të në vitin 1977. Dhe kjo pasi Xhill donte të sigurohej që ajo ishte gati të martohej, dhe të mos prishte jetën e djemve të Xho.

Xhill u bë njerka e djemve të tij, Bio dhe Hanter, ndërsa të dy u bënë me vajzën e tyre, Eshlin. Të dy familjet kanë njerka, duke reflektuar ndryshimin e natyrës së familjes amerikane. Ndërsa familjet e përziera të përbëra nga njerku dhe njerka janë të zakonshme në SHBA, vend që ka një shkallë divorci në nivelet 40-50 për qind, ato nuk kanë qenë deri vonë të zakonshme në Shtëpinë e Bardhë. Para presidentit Donald Trump, vetëm një president ishte divorcuar, dhe vetëm 7 presidentë të SHBA-së kanë pasur fëmijët nga martesat e mëparshme të partnerëve të tyre.

Burimi i lajmit: https://www.insider.com/kamala-harris-and-joe-biden-met-spouses-on-blind-dates-2021-1

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...