E shtunë, 6 Mars, 2021
15 C
Tirana

Përgjimet e Ndraghetas, Veliaj: Do thonë edhe që kam qenë shok me Eskobarin

Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj komentoi përgjimet që kanë dalë në media të Ndraghetës, aty ku dhe përmendet kryetari i Bashkisë, që çon në dyshimet se flitet për të.

Veliaj u shpreh se gjatë kësaj fushate do të dëgjohen çudira e se mund ta bëjnë shok çerdhje dhe me Eskobarin.

Ndër të tjera, Veliaj tha se socialistët janë të fokusuar te puna dhe për një mandat të tretë qeverisës.

Erion Veliaj: “Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun. Përçante myslimanë me të krishterë, përçante fshatin me qytetin. I funksionoi, por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të hedhin helm, ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar tek data jonë, te kutia e votimit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...

Pas Çomos, edhe Bino kandidate e PS për deputete? Përgjigjet shefja e ISHP

Kryeministri Edi Rama bëri një lëvizje të papritur, ku dy ditë më parë ftoi drejtoreshën e infektivit, Najada Çomo të bëhet pjesë e politikës,...

Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

Të gjithë duhet të kenë të drejtë për një test të shpejtë falas në javë për Covid-19, që nga 8 marsi. Testet do të...