Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“E pavlerë për fëmijët e mi”, drama dhe mjerimi i nënës 26-vjeçare

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“E pavlerë për fëmijët e mi”, drama dhe mjerimi i nënës 26-vjeçare

Dy vite më parë bashkëshorti i  Aligertës ndërroi jetë. Duke lënë pas tre fëmijë, Adej 6 vjeç, Olenda 4 vjeç dhe Denisa 2 vjeç. E gjendur e vetme dhe pa asnjë mbështetje 26-vjeçarja ka humbur çdo shpresë së e ardhmja e fëmijëve të saj do të përmirësohet.

Jeton në një dhomë të rrënuar në  fshatin Shtish-Tufinë. Por as ajo banesë nuk është e tyre. Edhe pse i duhet të kujdeset për tre fëmijët e vegjël, ajo sërish është duke luftuar shumë. Punon si ndihmës-parukiere për t’i siguruar të paktën bukën e gojës. Por, kushtet e banesës ku jetojnë janë të mjerueshme, madje edhe kërcënuese për jetën e fëmijëve.

“Para dy vitesh ka ndërruar jetë im shoq. La një dhimbje, na la në mes të këtyre gjërave. Jetoj me tre fëmijët, me një pension 40 mijë lekë që më jep komuna. E kërkojnë shumë, sidomos ajo e vogla që e kërkon më shumë. Ose kur kërkon diçka thotë ‘ma jep këtë babi’. E sheh nëpër foto dhe thotë mami, babi. Ngaqë dëgjonin njerëzit që thoshin a shpëtoi, unë i thashë fëmijëve që ka shpëtuar. Por, ka ikur shumë larg. Ka ikur të bëjë shumë lekë për neve që të bëjmë një shtëpi.

Kur e çoj çunin në shkollë, një ditë unë shkova në orën 12:05. Kishin kaluar vetëm 5 minuta dhe ky ishte ndjerë shumë keq. Më tha që të gjitha mamatë apo baballarët erdhën dhe i morën, kurse mua nuk më mori asnjë njeri. Ishte kthyer mbrapsht në shkollë. I shkoja që të gjithë ishin me të atin e me të ëmën, kurse djali im është vetëm me mua.”

Aligerta rrëfen vështirësitë e shumta me të cilën duhet të përballet çdo ditë. Veçanërisht me pamundësinë për t’i siguruar fëmijëve të saj një të ardhme të sigurt.

“Vështirësitë janë të shumta, duke filluar që nga ushqimi, veshjet e te gjërat që duan të luajnë, shohin të tjerët. Në supermarket po kërkonin fëmijët dhe unë realisht nuk kisha lekë. Edhe u afrua njëra e më tha merri këto e bliju ndonjë gjë fëmijëve. Aty u ndjeva shumë keq, pasi dukej sikur nuk kisha vlerë. Që nuk mund t’iu siguroja fëmijëve të mi atë që donin.

Ne qëndrojmë këtu, këtu vendos gocën që është pa dyshek e pa asnjë gjë. Këtu fle me dy fëmijët e mëdhenj, ngushtë. Por, edhe më frikën që mund të rrënohet nga momenti në moment. Vjen dimri dhe ne nuk e di si do ta presim, pa asnjë gjë ku të ngrohen fëmijët. Nga shiu i fundit që ra, çfarë ra jashtë, ra edhe brenda. Madje kishim frikë se mos binte komplet çatia. Përveç lagështirës e të gjithave, është edhe frika se mos dalin akrepat.

Unë punoj, të paktën përpiqem. Por,sado që të luftosh është e pamundur vetëm. T’iu siguroj ushqimin, shtëpinë a çfarë.”

Me lot në sy, 26-vjeçarja shprehet se jetën për veten e ka mbyllur, por kërkon ndihmë për 3 fëmijët. Pasi aty ku jetojnë, nuk janë aspak të sigurt.

“Kërkoj gjithë shqiptarëve, njerëzve me zemër të më ndihmojnë për një shtëpi për fëmijët e mi. Unë nuk është se nuk punoj, punoj që t’i sigurojë një jetesë, ku mos t’i mungojë buka. Por, një shtëpi, sikur edhe një dhomë nuk ua siguroj dot, edhe të punoj gjithë jetën. Thjesht kur të bjerë shiu, të mos iu bjerë brenda. Ose një furtunë e diçka, të mos na fiken dritat. Se kemi frikë kur bie shiu, se ndër të tjera ne zhytemi edhe në errësirë.

Unë e kam mbyllur jetën time, jeta ime janë këto të tre. Po luftoj vetëm për këto, për asnjë gjë tjetër.”

Apelin e të resë e ka publikuar fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili bën thirrje për ndihmë. Në mënyrë që jeta e këtyre fëmijëve të ndryshojë dhe këta të kenë pak shpresë./ TIRANA TODAY

 

 

 

 

Tags: 26-vjeçarebashkëshortiDramafemijetfondacioni “Fundjavë Ndryshe”mjeriminenespavlerëveshtiresite

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Negociatat/ Përfundon pa rezultat takimi i ambasadorëve për Shqipërinë

Negociatat/ Përfundon pa rezultat takimi i ambasadorëve për Shqipërinë

Përvjetori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan/ Basha: Duhet një qeveri që punon për njerëzit

Përvjetori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan/ Basha: Duhet një qeveri që punon për njerëzit

Ushtroi terror para Parlamentit britanik, Gjykata jep vendimin për 30-vjeçarin

Ushtroi terror para Parlamentit britanik, Gjykata jep vendimin për 30-vjeçarin







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com