Gazetarja Iva Tiço dallohet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka, dhe humorin e saj. Ajo ka qenë e pranishme në disa spektakle televizive dhe është shquar për lirshmërinë e saj, për të shprehur mendimet.
Një koment që i ka ardhur në faqen e saj të Facebook-ut e ka irrituar, aq sa ka zgjedhur që ta bëjë publike. Një komentues dëshiron të dijë pse ajo ende nuk ka një njeri në krah për partner. Por duket se ky koment nuk është pritur me sportivitet nga ana e saj, aq sa ka shpërthyer edhe në fyerje.