E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Moska, një shpjegim i trashë i Erion Veliajt për situatën

Nga: Ervis Iljazaj

Atë që nuk ka guxuar deri më sot ta shprehë rivali direkt i Lulzim Bashës, Edi Rama, e shprehu pa më të voglin dyshim dhe me një mendjelehtësi të pabesueshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë të dhënë për televizionin “A1 Report”, ndër të tjera, Erion Veliaj kur u pyet për vendimin e opozitës për lënien e mandateve dhe mundësinë nëse opozita do të hynte në zgjedhje apo jo, deklaroi se: “Lulzim Basha këtë vendim do ta marrë pasi të pyeste Moskën”.

Nuk mund të ekzistojë një deklaratë më e pamatur, më e rëndë dhe më e “pisët” politikisht sesa kjo. Të akuzosh liderin e opozitës në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë, pa më të voglin dyshim, dhe pa asnjë provë të vërtetuar se vendimmarrjet e tij merren në Moskë, kjo në rastin më të mirë është një idiotësi politike, dhe në rastin më të keq një mënyrë e të bërit politikë e papërgjegjshme, vetëm për të fituar disa tifozë më shumë, që për fat të keq ekzaltohen nga strategji të tilla komunikimi.

Ky është një shpjegim i trashë për situatën ku ndodhet Shqipëria dhe një miopi, që vjen si pasojë e verbërisë ndaj pushtetit. Kurrsesi nuk mund t’i reduktosh të gjitha kërkesat e opozitës dhe situatës politike që po kalon vendi në një akuzë, madje në një siguri, për vendimet e Lulzim Bashës që merren në Moskë. Aq më tepër që një deklaratë e tillë ka të bëjë me sigurinë kombëtare të vendit.

Çfarë di Erion Veliaj për lidhjet e Moskës me Lulzim Bashën?

Nëse kryetari i bashkisë ka fakte apo prova që vërtetojnë deklaratën e tij, atëherë le t’i çojë ato në prokurori ose t’ua tregojë shqiptarëve publikisht, sepse kjo është një çështje që prek sigurinë kombëtare dhe interesin e saj. Në të kundërt, është mirë që deklarata të tilla për kryetarin e opozitës, i cili përfaqëson pothuajse gjysmën e shqiptarëve, të ketë maturinë që mos t’ua hedhë shqiptarëve në mënyrë të papërgjegjshme duke prekur ndjeshmëritë e shumë prej tyre.

Në fakt, është e habitshme se përse një kryetar bashkie duhet të futet në betejën apo në debatet e politikës kombëtare. Ndërkohë që, detyra e tij është thjesht të administrojë qytetin e Tiranës.

Mos ndoshta ka një padurim nga ana e tij për t’u projektuar si lider politik qendror dhe jo lokal, ashtu sikurse është për momentin?

Në fakt, ky ka qenë një nga problemet më të mëdha për qeverisjen e Tiranës në pjesën më të madhe të tranzicionit shqiptar. Shpeshherë Tirana është parë si një trampolinë për t’u hedhur në politikën qendrore dhe për ta drejtuar atë. Kështu ka ndodhur si me Edi Ramën ashtu edhe me Lulzim Bashën. Duke bërë në këtë mënyrë që vëmendja e kryetarëve të bashkisë të mos jetë në punët e përditshme të qytetit, por drejt horizontit të politikës së madhe. Me sa duket e njëjta gjë po ndodh edhe me Erion Veliajn, gjë të cilën e ka treguar në mënyrë të paduruar çdo ditë në mediat shqiptare me protagonizmin e ekzagjeruar dhe të panevojshme për një kryetar bashkie. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohen qëndrimet e tij politike që kalojnë territorin e Tiranës, ashtu sikurse ishte dhe ajo e Lidhjes së Moskës me Lulzim Bashën.

Mirëpo, e gjitha kjo histori e Bashkisë së Tiranës me drejtuesit e saj, të cilët më shumë mendojnë për politikën qendrore dhe jo atë lokale, është në dëm të qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë në përgjithësi. Në këtë kuptim, ka ardhur koha që Bashkia e Tiranës të jetë në duart e njerëzve që janë administratorë qytetesh dhe ekspertë të fushës dhe jo peshave të rënda politike. Kushdo që synon politikën e madhe, le ta bëjë atë në mënyrë të ndershme, hapur dhe me garë, pa shfrytëzuar pushtetin që të jep Bashkia e madhe e Tiranës. Sepse, ky zakon që kemi pasur deri më tani, e ka kthyer qytetin ku jeton një e treta e shqiptarëve në mënyrë jo të ndershme si instrument politik për ambiciet e politikanëve të ndryshëm. /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...