Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video me Xheison Baftin, një ndër vogëlushët e spikatur të këtij edicioni të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.
Alketa, teksa ka dashur që ta promovojë vogëlushin, është përballur edhe me një koment të pakëndshëm.
“I nxirrni këta fëmijë për like, turp t’ju vijë”, është një prej komenteve që drejtuesja e emisionit ka vendosur t’i përgjigjet.
“I nxjerrim se Xheison Baftit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o Tote e mençur?”, duke përdorur kështu shprehjen e Xheisonit, i cili gërmën ‘K’ e thotë ‘T’.