Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

E-maili/“Gërdeci”, Berisha i kthen përgjigje Guy Lawson: Ja pse ju jeni regjisori i mashtrimeve!

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
E-maili/“Gërdeci”, Berisha i kthen përgjigje Guy Lawson: Ja pse ju jeni regjisori i mashtrimeve!

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha i përgjigjet gazetarit amerikan, Guy Lawson, duke theksuar se ai jo vetëm që nuk është i mashtruar, por është regjisori i mashtrimeve.

Gazetari pretendonte se Shkëlzen Berisha ishte përfshirë në biznesin e armëve para tragjedisë së Gërdecit, por Shkëlzen Berisha i konsideron shpifje.

Guy Lawson: “Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë”.

Shkelzen Berisha: z. Lawson, eshte e vertete qe une nuk e kam sjelle kete email para gjykatës dhe deri tani përveç fjalës time nuk ka pasur asnje evidence se ky email ju eshte nisur juve. Ju e keni shfrytëzuar pamundësinë time per ta gjetur kete email, per te gënjyer para gjykatës dhe para publikut, pavarësisht se emailin e keni marre, duke thene se une nuk ju kam kontaktuar.

Fatmirësisht ky email i cili ju eshte nisur me dt 18 Mars 2011, vetem disa dite pas publikimit tuaj ne revistën Roling Stone, eshte rigjetur ne arkivin e njerit prej miqve te mi, te cilit ja kisha percjelle pak kohe pasi ua kisha nisur juve. Ai sigurisht qe do ti paraqitet gjykates si prove ne apel dhe sot publikut si deshmi e genjeshtres suaj.

Ju e keni fshehur kete email me qellim dhe kjo provon dhe njehere se, ju ne kete histori nuk jeni i mashtruari, por regjisori i mashtruesve.

Kete nuk e tregon vetem fshehja e ketij emaili, por dhe vete deklarata juaj para gjykates kur thoni “se nuk me keni kontaktuar se e dinit qe do te mohoja pretendimet per lidhjet me AEY”.

Natyrisht une do mohoja me fakte një histori me te cilen nuk kisha asnje lidhje por paragjykimi i juaj nuk ka lidhje me standardet e gazetarisë por me nevojen per t’i shitur publikut nje histori te trilluar  sic do t’i vinte për shtat xhepit tuaj dhe jo te vertetes.

Guy Lawson: “Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç argumentoi Gjykatësja Cooke në vendimin e saj, unë isha bazuar në shumë burime të tjera për të treguar përfshirjen e paditësit, si artikulli i “New York Times”, “Broward Beach New Times”, the “New Republic”, dokumentari i Al Jazeera-s “Plumba dhe Dollarë”, e-mail-e diplomatike që dolën në publik, në të cilat ambasadori amerikan e lidhte zotin Berisha me korrupsionin e tregtisë së armëve, si dhe intervista me shumë njerëz të tjerë, të cilët besojnë me bindje se zoti Berisha ka qenë i përfshirë në tregti korruptive me armë. Me pak fjalë, është një numër i stërmadh burimesh që e lidhin zotin Berisha”.

Shkelzen Berisha: Nese flasim per individe, qe kane shpifur ne lidhje me mua ashtu sic del fare qarte nga dokumentet qe ju keni sjelle para gjykates, ne Shqiperi burimi juaj I VETEM ka qene Erion Veliaj.

Ai eshte po ashtu i vetmi burim qe ka refuzuar te deshmoje ne kete gjyq pavaresisht kerkeses se derguar nga avokati im. Ju siguroj se, aresyeja nuk eshte frika nga une, por nga ligji!

Belliu qe ju e keni identifikuar si burim, deklaroi per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY dhe se ato qe ju ka thene I kishte lexuar ne disa nga mediat lokale ne Shqiperi.

Kokalari qe ne fillim e cilesuat si burim per librin tuaj, përgjatë pyetjes nga avokati im e etiketuat me shume “respekt” si nje “maniak te tërbuar me axhende private” te cilit ju nuk mund ti besonit.

Artikulli i NYT per aq sa me takon mua, bazohet vetem mbi biseden Trebicka – Diveroli. I pari ka folur qe ne vitin 2008 pas artikullit, me deklarata publike dhe deshmi ne prokuri qe nuk besonte se Diveroli thoshte te verteten ne lidhje me mua. Por ju zgjodhet te injoronit si deklaraten time ashtu dhe deklaraten e tij. Ne fund deklarata e Diverolit se ai kishte trilluar gjithcka provoi se ju zgjodhet te mbyllnit syte para te vertetes ne favor te nje historie qe i pershtatej vetem xhepit tuaj.

Ju genjeni serish kur thoni se ambasadori Withers me ka implikuar mua ne kete histori. Ambasadori ka cituar ato qe kane shkruar disa media shqiptare dhe ate qe ai pretendon se I ka thene z.Hoxha. Ne asnje rast ambasadori nuk është shprehur nese I beson ose jo burimet e tij. Pra ne kete rast burimi juaj nuk është ambasadori amerikan por z.Hoxha dhe disa media lokale.

Ju keni zgjedhur te injoroni deklaraten publike te z.Hoxha te botuar ne media lokale menjehere pas publikimit te wikileaks, ku ai pergenjeshtron keto kabllograme dhe mohon te kete permendur emrin tim ne kete takim. Njelloj si deklaraten ju keni zgjedhur te injoroni deshmine e tij para gjykates qe hedh poshte pretendimet tuaja.

Ju keni zjedhur gjithashtu te injoroni te gjitha deklaratat e mia qe hedhin poshte cdo lidhje time me kete histori ndonese ato jane botuar ne shume media lokale.

Ju keni zgjedhur te mos “lexoni” deklaraten e z. Trebicka ku shprehet se ai besonte qe une nuk isha I perfshire ne kete afere dhe kjo eshte botuar dhe mbuluar gjeresisht nga mediat lokale.

Sepse ju keni zgjedhur te “lexoni” dhe te “importoni” nga mediat shqiptare (te financuara nga kundershtaret politike te babait tim) vetëm shpifjet qe i pershtateshin nje historie qe i vinte per shtat xhepit tuaj dhe qellimisht keni injoruar cdo deklarate timen apo te personave te tjere qe do t’ju conte tek e verteta.

Standardi juaj per te verteten eshte edhe me i ulet se i disa mediave shqiptare lokale (pjese e makinerise politike te shpifjes) qe ju citoni, pasi ne ndryshim nga ju, ato nuk kane pasur mundesi te lexonin raportin e hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes sipas te cilit Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur ata I treguan foton e tij.

Sigurisht  qe Podrizkit ne kundershtim te asaj qe kishte deklaruar ne betim, I “erdhen syte” dhe ju “rikthye kujtesa”, sapo ju I ofruat para (e pranuar kjo para gjykates) per librin tuaj.

Nese marrim burimet e mediave apo personave qe ju keni cituar te gjitha permblidhen tek Diveroli, Podrizki dhe shpifjet e mediave apo aktoreve lokale ne Shqiperi. Te gjitha keto te kundershtuara nga deshmitare te rendesishem, nga vete burimet si dhe nga une me deklarata dhe padi ligjore para te cilave ju keni mbyllur syte per te mos “trazuar” historine qe I vinte per shtat xhepit tuaj.

Me e rende akoma, ju keni injoruar qellimisht konnluzionet e proceseve ligjore te kryera ne Shqiperi dhe SHBA respektivisht per Gerdecin dhe AEY ku ne asnje rast pavaresisht qindra te pyeturve ne mijera faqe deshmi, nuk ekziston qofte dhe nje prove e vetme e gjetur qe me lidh mua me keto ceshtje apo i lidhe keto dy afera njera me tjetren

Guy Lawson – “Sërish, gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument. Ajo ka specifikuar ‘thelbi i të dy ngjarjeve është që paditësi ka qenë i përfshirë në veprimtaritë korruptive në lidhje me arsenalin e madh të Shqipërisë, kryesisht të papërdorshëm, por ende shumë të rrezikshëm, që daton që nga Lufta e Ftohtë’.

Shkelzen Berisha:   Njelloj si me trillimet e librit ju genjeni kur thoni se gjykata paska thene se keto dy histori kane lidhje me njera tjetren. Per ta bere kete gjyqtares do t’I duhej te futej ne thellesite e dosjes se te dyjave ceshtjeve gje qe as nuk eshte bere e as ka qene qellimi I gjyqit. Gjykatesja thjesht ka vene ne dukje se ne media ka pasur PRETENDIME per perfshirjen time ne keto dy histori njelloj sic ka permendur pretendime per Llotarine (per te cilat z.Balla eshte denuar per shpifje) apo per CEZ (per te cilin burimi I z.Balla eshte denuar per shpifje) por ajo per asnje moment as nuk ka lidhur historite me njera tjetren dhe as nuk ka pranuar si te verteta keto pretendime.

Tags: BerishaE-mailiGuy LawsonJenikthenmashtruesvepergjigjeregjisoriv“Gërdeci”

TË LIDHURA

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit
Aktualitet

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin
Aktualitet

A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin

22:02 | 21/05/2025
“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi
Aktualitet

“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi

21:26 | 21/05/2025
Next Post
Presidenti grek i kujton Shqipërisë kushtet për integrimin: Ne nuk jemi kundër, por…

Presidenti grek i kujton Shqipërisë kushtet për integrimin: Ne nuk jemi kundër, por...

Bulku flet si trajner i kuqezinjve dhe i përgjigjet Paniccit: Këta lojtarë ishin në Francë

Bulku flet si trajner i kuqezinjve dhe i përgjigjet Paniccit: Këta lojtarë ishin në Francë

“Do kualifikohemi”, Hysaj para Andorrës: Panucci e kishte gabim për ne

“Do kualifikohemi”, Hysaj para Andorrës: Panucci e kishte gabim për ne

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com