Efektivja e plagosur Ina Nuka, ka folur sot për Top Channel në emisonin “Open”, për situatën që ka ndodhur në protestën ku ajo humbi gishtat e njërës dorë nga shashka që i plasi në dorë.
“Kam lindur në Peqin jam banues në Tiranë kam mbaruar studimet te sportet pastaj shkova në polici. 1 vit e gjysmë kam punuar tek Komisariatin 3 dhe për 6 muaj punoj tek Drejtoria e Policisë.
Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.
https://tiranatoday.com/pamjet-te-kepusin-shpirtin-efektivja-humbet-ndjenja-i-keputen-gishtat-ne-proteste/