Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

09:23 | 24/11/2020
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arrestohet inspektori i Tatimeve për korrupsion

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer.

Pas një hetimi 6-mujor, Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike, ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një punonjës policie, i cili ndihej i kërcënuar në rrjetet sociale, për shkak të detyrës, nga një shtetas i panjohur.

Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë.

Ky shtetas është me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të 24-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”.

Njoftimi

POLICIA E SHTETIT

Finalizohet operacioni policor “KËRCËNIMI”.

Operacioni i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale.

Zbardhet pas 6 muajsh hetime, kanosja për vrasje e një punonjësi police, për shkak të detyrës, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Në vijim të punës për parandalimin, hetimin dhe zbardhjen e krimeve kibernetike, nga Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe finalizua me sukses operacioni policor “KËRCËNIMI”.

Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një punonjës policie i cili ndihej i kërcënuar në rrjetet sociale, për shkak të detyrës, nga një shtetas i panjohur.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë për masën e sigurisë “Arrest në burg”për shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

 

 

 

Tags: arrestimHetimi i Krimeve Kibernetikekanoste policin

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
Shtypi shqiptar si “përmbarues i korrupsionit”

Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri

Anxhela Peristeri drejt ‘Eurovisionit’? Drejtori i RTSH-së sqaron të vërtetën

Anxhela Peristeri drejt 'Eurovisionit'? Drejtori i RTSH-së sqaron të vërtetën

“94 milionë euro”, Italia bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës

“94 milionë euro”, Italia bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës

JU REKOMANDJOMË

Shkencëtarja e BionTech: Brenda 2 vitesh prodhojmë vaksinën kundër kancerit

Shkencëtarja e BionTech: Brenda 2 vitesh prodhojmë vaksinën kundër kancerit

1 vit ago
Plagosja në spitalin e Fierit, Aleksandër Zhapaj niset drejt Tiranës

Plagosja në spitalin e Fierit, Aleksandër Zhapaj niset drejt Tiranës

3 vjet ago
A janë “ngjitëse” sëmundjet e zemrës? Studimi i fundit mendon se po

A janë “ngjitëse” sëmundjet e zemrës? Studimi i fundit mendon se po

1 vit ago
Foto/ Stuhia e frikshme godet veriun e vendit

Foto/ Stuhia e frikshme godet veriun e vendit

4 vjet ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com