Mark Zuckerberg ka pësuar dje humbje të mëdha financiare, pas rrëzimit për 6 orë të Facebook dhe dy kompanive të tjera në varësi të saj, WhatsApp dhe Instagram. Aksionet e tij humbën 4.8% të vlerës, duke i shkaktuar Zuckerberg një humbje prej 5.9 miliardë dollarë. Aksionet e Facebook pësuan rënie dhe besimi i investitorëve u dobësua nga mosfunksionimi që zgjati për 6 orë, duke nxjerrë tërësisht jashtë funksionit në të gjithë botën rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram. Konspiracionisti Alfred Cako, tha në emisionin “Breaking” se e kishte paralajmëruar edhe më parë një gjë të tillë. Ai është i mendimit se pas kësaj skeme fshihen familjet e pasura botërore, Vatikani si dhe familja mbretërore britanike.
“E kam thënë vazhdimisht se do ketë shkëputje të internetit. Që vendet të bien në kolaps, që të shkatërrohen bizneset e vogla.
Nga pandemia janë pasuruar më shumë të pasurit, Amazon, Tesla, të gjithë me radhë. Kanë shtuar miliarda dollarë. Këta janë kukulla që drejtohen nga Vatikani, Rokfelerët dhe familja mbretërore britanike”, tha Cako.
Sipas Cakos, do ketë një zerim të të gjitha llogarive bankare në botë, dhe kalimi tek paraja elektronike.
“Unë e kam parashikuar si skenar të agjendës 2030. Këta duan të kalojnë tek paraja elektronike. Duan të kalojnë në “black out” total gjithë njerëzimin. Duan të kalojnë në zero të gjitha ata që kanë depozita parash. Edhe ata që kanë kredi do u zerohen. Do shkohet në zero dhe pastaj do futet në lojë paraja elektronike”, tha Cako.