Kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Basha dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit sportiv Kosta Grillo. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shkruar se me Kosta Grillon ka qenë mik prej fëmijërisë. Ai e ka konsideruar si një zë të dashur të sfidave futbollistike për vite me radhë, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive.
Statusi
LAMTUMIRË KOSTA
Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar.
Kryedemokrati Basha, në mesazhin e ngushëllimit thotë se humbja e Kosta Grillos është një lajm i trishtë për sportdashësit, që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër.
Statusi
“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në Twitter.
Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!
U prehtë në paqe! pic.twitter.com/52PPXBffkD— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 5, 2021
Ndërsa Presidenti i FSHF thotë se sportdashësve do t’u mungojë zëri i Kosta Grillos në komentimin e ndeshjeve.
Statusi
“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”.