Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministrja Shahini kërkesë Metës: Të shkarkohet rektori Mynyr Koni

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministrja Shahini kërkesë Metës: Të shkarkohet rektori Mynyr Koni

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka kërkuar nga presidenti Meta shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Këtë kërkesë, Shahini e bëri të ditur në një deklaratë për mediat, ku tha ndër të tjera se Koni është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.

“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.

Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion. Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.

Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.

Deklarata e plotë e ministres:

Protestën e studentëve e pashë si një mundësi për universitetin, ministrinë, studentët e të gjithë shoqërinë për të mbledhur forcat e për të thelluar reformën në arsimin e lartë në mënyrë që të sigurojmë përfundimisht arsim cilësor në universitetet tona.

Ligji i Arsimit të Lartë solli një risi në menaxhimin e universiteteve. Ai ndau përfundimisht vendimmarrjen akademike dhe administrative brenda universitetit në mënyrë që rektorët, dekanët dhe pedagogët të merreshin me çështje që kanë të bëjnë me cilësinë e arsimit – literaturën, kërkimin shkencor, dhënien e titujve akademikë, punësimin e pedagogëve – ndërsa administratorët të merreshin me çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin ditor financiar, të prokurimeve, të ndërtesave etj.

Është modeluar mbi universitetet më të suksesshme në botë sepse është vërtetuar se lehtësimi i strukturave nga barra administrative rezulton gjithmonë në cilësi të arsimit të lartë.

Ky model ka funksionuar në të gjitha universitetet publike në Shqipëri përveç Universitetit të Tiranës. Rektori i Universitetit të Tiranës nuk është mjaftuar me kompetencat akademike, por ka dashur të mbajë edhe kompetenca administrative të cilat me ligj nuk i takojnë. Në disa raste, nuk ka lejuar organet përkatëse të ushtrojnë ato kompetenca, gjë që ka shkaktuar një betejë të hapur mes organeve udhëheqëse në Universitetin e Tiranës në dëm të procesit mësimor, cilësisë së arsimit dhe eksperiencës studentore.

Në shkurt të vitit 2018-të, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dërgoi një grup inspektimi në Universitetin e Tiranës për të verifikuar zbatimin e Ligjit të Arsimit të Lartë në atë institucion. Grupi i inspektimit gjeti shkelje në organet vendimmarrëse, nga rektori, senati dhe pjesa administrative dhe la rekomandime të qarta për adresimin e tyre.

Në vjeshtë të 2018-ës, grupi i punës kthehet sërish në Universitetin e Tiranës për të parë zbatimin e rekomandimeve të lëna dhe gjen që nga të gjitha organet drejtuese, vetëm rektori nuk kishte zbatuar asnjë nga rekomandimet e Ministrisë.

I është kërkuar që të shfuqizojë vendimet që ka marrë në tejkalim të kompetencave; të mos pengojë procesin e punësimit të stafit akademik sipas nevojave të fakulteteve që deri tani ka paralizuar punën në fakultete; të lejojë përdorimin e protokollit dhe arkivit nga stafi administrativ, gjë e cila deri tani ka penguar punën e stafit administrativ; dhe i është kërkuar që urgjentisht të funksionalizojë sistemin e teknologjisë informative në universitet.

Kjo e fundit rezulton një shkelje e rëndë, po aq edhe banale, pasi jemi në vitin 2019-të dhe universiteti më i madh në Shqipëri ende evidenton notat dhe listë-prezencën me dorë, gjë e cila nuk u jep garanci studentëve se notat e tyre mbahen në mënyrë të rregullt dhe transparente. Për më shumë, mos-funksionimi i sistemit IT ka penguar edhe nismat tona për shpërndarjen e bursave dhe qasjen e studentëve në bibliotekën digjitale.

Më ka bërë përshtypje mungesa e iniciativës së rektorit për të zgjidhur problemet në universitet. Rektori është ankuar shpesh për dekanët, por kurrë nuk ka ardhur me një kërkesë të mirë-argumentuar që t’ja aprovojmë heqjen e tyre. Shpresova se do të shfrytëzonte momentumin e krijuar nga protesta e studentëve për të ndërmarrë masa dhe përmirësuar klimën e punës në universitet, por kjo nuk ndodhi.

Unë nuk kam në dorë asnjë mjet ligjor për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës, përveç se të pezulloj rektorin dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, që t’i hapim rrugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës.

Ne e morëm seriozisht protestën e studentëve dhe sot kemi një vizion të qartë se si do të përmirësojmë arsimin e lartë në Shqipëri.

E ardhmja është e paqartë për çdo të ri dhe të re, jo vetëm në Shqipëri por kudo nëpër botë dhe universiteti ka për detyrë të përgatisë të rinjtë për këtë të ardhme. Ne nuk e dimë se cilat do të jenë vendet e punës në dispozicion apo si do të jetë ekonomia pas 10 apo 20 viteve.

Por e dimë se çdo i ri duhet të ketë aftësi komunikimi në gjuhën amtare dhe së paku një gjuhë tjetër, njohuri për botën, aftësi digjitale, aftësi të të menduarit për vete, aftësi për kërkim shkencor, aftësi për punë rigoroze e në ekip me të tjerët. Këto i ndërton universiteti i mirë. Dhe ne po punojmë fort që universitetet shqiptare të bëhen universitete të mira që i pajisin studentët e vet me aftësitë e nevojshme për të ardhmen e tyre.

Duke filluar nga vjeshta, do të investojmë në kampuse, laboratore e konvikte. Deri atëherë, bashkë me universitetet do të përgatisim projektet e nevojshme për investim. Do të vazhdojmë të subvencionojmë tarifat që studentët të paguajnë edhe më pak e shteti ende më shumë për studimet e tyre. Kemi vënë në dispozicion bibliotekën digjitale me miliona artikuj, libra e revista shkencore që mundëson kërkimin shkencor dhe është baza e përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë. Do të sigurojmë transparencë në vendimmarrje, si financiare ashtu edhe akademike. Do të drejtojmë studentët drejt së ardhmes së tyre më të mirë duke i pajisur me studime akademike ata që duan të studiojnë dhe duke u mundësuar atyre studime profesionale që duan më shpejt t’i qasen tregut të punës përmes programeve dy-vjeçare.

Por që ky vizion të realizohet, na duhet një frymë e re në universitet. Na duhet një frymë bashkëpunimi mes studentëve e pedagogëve, pedagogëve e udhëheqësve të universitetit, udhëheqësve mes tyre apo edhe me ne si ministri – gjë që është bërë e pamundur në Universitetin e Tiranës dhe sot jemi në këtë pikë ku unë detyrohem të marr një vendim të vështirë si ky i pezullimit të rektorit.

Më vjen me të vërtetë keq për Profesor Konin, i cili ka qenë gjithmonë shumë korrekt dhe kordial me mua si person. Por, përkundër kordialitetit, jam udhëheqëse e një institucioni që ka për detyrë të sigurohet se ligji po zbatohet dhe reforma po realizohet në të mirë të të gjithëve. Sidoqoftë, është gjithmonë vështirë të merret vendim për pezullimin e një personi të zgjedhur me vota nga institucioni që përfaqëson dhe më vjen keq që kemi arritur deri këtu.

Vendimin për shkarkimin e rektorit e merr Presidenti dhe ai do të ketë në dispozicion të gjithë materialin e përgatitur nga grupet e inspektimit.

E kam dëgjuar me kujdes fjalën e Presidentit Meta dje në një universitet privat ku tha se: “Protesta e Dhjetorit ka treguar se zbatimi aktual i Ligjit për Arsimin e Lartë ka probleme.”

Jam plotësisht dakord me Presidentin, sidomos për sa i përket Universitetit të Tiranës, ku ligji nuk është zbatuar, e rrjedhimisht universiteti është keq-menaxhuar dhe kjo ka rezultuar me probleme serioze për të gjithë gjeneratën e studentëve që sot janë duke ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës.

Duke marrë parasysh shqetësimin e shprehur nga Presidenti për mos-zbatimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, jam e bindur që do të marrë vendimin e duhur për zgjidhjen e ngërçit në Universitetin e Tiranës.

Ju faleminderit!

Tags: KoniMetaMinistrjashahinishkarohet

TË LIDHURA

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier
Aktualitet

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

10:17 | 24/05/2025
Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama
Politikë

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025
ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi
Analizë

ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

08:30 | 24/05/2025
Next Post
“Cunami me 200 mijë protestues”, Berisha jep detajet para protestës: Regjimi po dridhet

“Cunami me 200 mijë protestues”, Berisha jep detajet para protestës: Regjimi po dridhet

Përballja e ëndrrave në UFC mund të zhvillohet në tetor (Video)

“Theva këmbën 3 javë para duelit, koha do tregojë gjithçka"

Rinasi: Partitë politike me grabitjen, qytetarët duan bileta më të lira

Rinasi: Partitë politike me grabitjen, qytetarët duan bileta më të lira

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier
Aktualitet

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

by mirseda
10:17 | 24/05/2025
0

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë....

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025
Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

09:43 | 24/05/2025
Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

09:00 | 24/05/2025
Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

08:57 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com