E martë, 9 Mars, 2021
8 C
Tirana

E fitoi se ka “bosin”/ Regjisorja shqiptare ka dy fjalë për Elvana Gjatën

Mbrëmjen e djeshme, festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me këngën që titullohej “Me tana”.

Arilena Ara merr çmimin e parë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH

Menjëherë shpërthyen komentet në rrjetet sociale, ku nuk mungonin kritikat. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku një pjesë e komentuesve të rebeloheshin, pse këngëtarja e preferuar e tyre nuk triumfoi.

Në morinë e shumë komenteve ka spikatur edhe ai i regjisores Elma Doresi, e cila ka argumentuar qëndrimin e saj, pse është e lumtur që nuk fitoi Elvana Gjata.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Doresi shprehet se nëse çmimin e parë do e merrte Elvana Gjata, i gjithë rrjeti do ia faturonte se ajo ka një partner me shumë lekë.

Braktisi skenën pasi mori çmimin e dytë, Elvana Gjata merr vendimin e papritur

Statusi

Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana. Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.
E fitoj se ka “bosin”.
Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur. Tallava. Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës. Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë. Një analizë profesionale. Një analizë pa mllefe. Një analizë bindëse.

Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm: bolo, bosi, tallava. Statuse e komente pa fund. Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin: Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani.

Këngëtarja Elvana Gjata ishte përfolur si fituesja e edicionit të 58 të festivalit. Pas finales, Elvana ka shkuar në prapaskenë dhe është mbyllur në dhomë. Ajo nuk u shfaq as në Post Finalen e drejtuar nga Eni Shehu, ku përpos Arilenës, e vetmja nga këngëtaret që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë.

Të gjithë fansat me karrige të shtuara/ Julka nxjerr prapaskenat e festivalit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Ball ka...

Zbardhet debati në Kryesinë e PS mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë...

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...