Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

‘E dinte që do arrestohej në sallën e gjyqit’,Hajdari: Tahiri tregoi integritet

4 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-prokurori: Absurditet rikthimi i dënimit me vdekje, ja rrugëzgjidhja

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka shprehur qëndrimin e tij në emisionin “Pikat mbi i”, në News24 sa i takon vendimit me 3.4 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Apeli i GJKKO-së. Hajdari u shpreh se “janë dy gjykata që e kanë deklaruar fajtor” Saimir Tahirin.

Në një analizë të përgjithshme se si ka shkuar procesi, z, Hajdari citoi se nga pikëpamja e jashtme, procesi ka shkuar normal, pa u politizuar. Teksa vlerësoi sjelljen e Tahirit sa i takon pritjes së vendimit me qetësi, për ish-prokurorin Hajdari, Saimir Tahiri tregoi integritet.

Sakaq, për analistin Zheji, arrestimi i ish-ministrit Tahiri në sallën e gjyqit duhet vlerësuar, pasi grupe kriminale do duan ta fundosin. Por ajo çfarë e shqetëson Zhejin, është ajo që e cilëson si drejtësinë e sforcuar.

Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe mori pafajësi për akuzat e tjera të ngritura nga SPAK, si pjesëmarrës në grup kriminal. Ish-ministri i Brendshëm u dërgua në qeli, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit e gjeti fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg. Hetimet për Tahirin nisën pas arrestimit të grupit kriminal Habilaj në vitin 2017, nga Prokuroria e Antimafias në Katania. Tahiri hoqi petkun e deputetit në maj të 2018, pasi kërkoi të përballej i vetëm më drejtësinë.

Shkëlqim Hajdari: Rasti i Tahirit është që janë dy gjykata që e kanë deklaruar fajtor, edhe Gjykata e Shkallës së Parë, edhe ajo e Krimeve të Rënda. Sa i përket dënimit, them se nga pikëpamja e jashtme procesi ka shkuar normal, pa u politizuar. Masa e dënimit është dhënë në përshtatje me “shpërdorimin e detyrës”, që është një vepër penale që dënohet deri në 7 vite burg. Gjëja e re që do thoja është se pasi mbaroi vendimi i gjykatës, avokatët kanë pasur pretendime për procedurë. Kjo besoj se do jetë pjesë rekursi për Tahirin, pasi dy nga gjyqtarët kanë pasur konflikt interesi. Kjo çështje do të shkojë në Gjykatë të Lartë, e cila dihet që nuk merret me argumentim provash. Tahiri nuk ka qenë asnjëherë i pandehur në shtetin italian. Ai vetëm ka dalë në përgjimet e tyre, italianët nuk kanë ngritur akuzë ndaj Tahirit, madje nuk e kanë pasur as person nën hetim.

Artur Zheji: Problemi është që nuk jam i qartë nëse është një vullnet për të bërë drejtësi, apo për t’u dukur sikur po bëhet drejtësi. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse gjysmë të vërtetat janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Unë këtu mendoj se kemi më tepër kornizën e drejtësisë, se drejtësi. Ose drejtësia duhet të ishte shumë e ashpër, ose mund të jepte pafajësi.

Shkëlqim Hajdari: Kur i pandehuri është i pranishëm në Apel dhe vendimi merr formë të prerë, ai ekzekutohet menjëherë. Kështu që për Tahirin nuk është bërë asgjë ndryshe. Nëse Tahiri nuk do të ishte i pranishëm, vendimin do ta merrte prokurori, do u’a jepte policëve që ishin aty dhe do shkonin ta merrnin brenda ditës.

Artur Zheji: Tahiri e dinte që atë natë nuk do të kthehej në shtëpi, se ishte veshur si njeri që po shkonte në mal, pasi e dinte që nuk ka ngrohje në burg. Se tani burgu për të vuajtur, jo për të ndenjur normal.

Shkëlqim Hajdari:  Variantet në Apel për Tahirin tre ishin, dhe ai e dinte shumë mirë që do të arrestohej në sallën e gjyqit. Fakti që Tahiri shkoi në gjyq dhe u përball me drejtësinë deri në fund, tregon integritet. Kur je i pranishëm në sallë, do të arrestohesh aty. Nëse policia e lë të shkojë në shtëpi, shkel ajo ligjin.

Artur Zheji: Integriteti i Saimir Tahirit u vërtetua, nuk është trimëri e vogël të hysh në burg. Grupe kriminale mund ta duan kokën tënde. Por, korrektësia për të zbatuar protokollin e arrestimit në sallë, më bind gjithnjë e më tepër se kemi të bëjmë me sforcimin për të pasur një kornizë të së vërtetës, ku nuk është gjithë piktura e të vërtetës. Kjo përbën problem për mua.

Tags: artur zhejiburgsaimir tahiriShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Përplasjet në PD dhe “non grata”, Hajdari komenton deklaratat e Escobar

“Meta”/Hajdari: Të hiqet dorë nga praktika e konsultimit me Venecian

Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për tek Rama

Pse Luli e ka të pamundur…

Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com