E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“E dëbuat, nuk i besuat atij dhe tani e vranë”, rrëfimi pikëllues i avokatit të Majollarit në Suedi

Për vrasjen e dy netëve më parë që tronditi Tiranën kanë shkruan edhe mediat suedeze. Në një artikull të publikuar nga këta të fundit, thuhet se shqiptari 28-vjeçar Mario Majollari, kishte kërkuar azil në Suedi në vitin 2014, por i ishte refuzuar.

“Shqiptarit iu refuzua azili, pavarësisht nga kërcënimi me vdekje, ai tani është vrarë”, kështu e hap shkrimin media suedeze, për vrasjen për hakmarrjen të  Mario Majollari, të cilit  4 vjet më parë kishte kërkuar azil në Suedi por i ishte mohuar.

Shkrimi:

Një 28 vjeçar nga Shqipëria u dëbua pavarësisht se i kërcënohej jeta në vendin e tij, pasi ishte i ndjekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Dje ai u qëllua për vdekje në rrugë.

“Ai tha gjatë gjithë kohës që nëse do ta vrisnin”, thotë Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i strehimit të azilantëve, ku 28-vjeçari kishte qëndruar për një kohë të gjatë, kur kishte aplikuar për t’iu pranuar kërkesa për azil.

Ishte muaji maj i vitit 2014, kur 28-vjeçari nga Shqipëria aplikoi për një leje qëndrimi në Suedi.Atij nuk iu pranua kërkesa pavarësitë se jeta e tij ishte e kërcënuar, pasi babai i tij ishte arrestuar.

Në gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit hodhi poshtë kërkesën e të riut. Ai e apeloi vendimin dhe sërish u refuzua, dy ditë para Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e fitoi atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin. Ai tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri, ai duhet të gjente një vet tjetër për të jetuar”, thotë Anders Hedqvist.

Gjatë kohës së tij në Suedi, 28-vjeçari jetonte në strehimin e azilkërkueseve më Hotel Mälarblick në Strängnäs. Ai thotë Anders Hedqvist, menaxher i lokacionit, e kishte ndihmuar atë me strehimin e azilantëve me punë të ndryshme gjatë viteve që ai kishte qëndruar atje.

“Kishim kontakte me njëri-tjetrin nëpërmjet “Facebook”-ut dhe kishin folur disa ditë më parë. E dhe pyeta se si ishte situata? Më pas dëgjova dje nga një i njohur i përbashkët për atë që kishte ndodhur”, thotë Anders Hedqvist.

Policia në lidhje me këtë temë: “gjakmarrje”

Policia shqiptare konfirmon se 28-vjeçari u qëllua për vdekje me tre të shtëna në Tiranë gjatë të martës.

“Motivi është gjakderdhja”, tha Santjola Kodra, zëdhënëse e Policisë në Tiranë.

“Ne ende kemi probleme gjakmarrjen. Megjithëse nuk është aq e zakonshme si më parë, raste të tilla ende ndodhin, thotë Santjola Kodra.

Babai i tij i dënuar për vrasje

Sfondi i gjakderdhjes është se babai i 28-vjeçarit vrau dy vetë në vitin 2000, i cili më vonë u dënua me burgim të përjetshëm.

Pas vrasjes së 28-vjeçarit, policia shqiptare ka konfirmuar se autori është i afër i një prer viktimave që vrau babai i tij.

 “Këshilli Suedez i Migracionit nuk ka marrë vendimin e duhur. Ata e refuzuan kërkesën e tij për azil dhe tani ai është i vdekur”, thotë Ervin Daja.

“Asnjë kërcënim konkret”

Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion.

Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.

Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokoloë thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.
Irene Sokoloë: “Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”.

Për mediat suedeze flet edhe shqiptar i cili ishte njohur me Mario Majollarin në Suedi gjatë aplikimit për azil. “Këshilli Suedez i Migracionit nuk mori vendimin e duhur. Ata refuzuan kërkesën e tij për azil dhe tani ai është i vdekur”, shprehet E.D. të cilit gjithashtu i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe u dëbua në Shqipëri. TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...