Sport

E bujshme nga Italia, Ikardi drejt Milanit

               Publikuar në : 14:58 - 20/08/19 user tir

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar kudo nëpër mediat italiane. Bëhet fjalë për Mauro Ikardin. Sipas gazetës milaneze “Il Giornale”, kuqezinjtë janë duke menduar seriozisht për bombën e merkatos.

Interi po përpiqet ta “heqë qafe” me çdo kusht argjentinasin, ndërkohë që destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë te kushërinjtë e Milanit. Duke qenë se akordi me Korrean ka ngecur, drejtuesit e Milanit kanë bërë një sondazh për ish-kapitenin zikaltër.

Transferimi i Ikardit te rivalët kuqezinj, nuk përbën problem për drejtuesit e Interit, të cilët nuk e shikojnë Milanin si rival për titullin.

I vetmi problem që duhet zgjidhur është mënyra e transferimit. 7 herë fituesit e Champions-it, nuk e kanë luksin të paguajnë 60 milionë euro për 26-vjeçarin, por mund të gjendet një formulë e përshtatshme. Me shumë gjasa, bashkëshortja e Ikardit, Vanda Nara, do të ishte dakord, për transferimin e Ikardit te Milani, pasi do të vazhdonte jetën e saj në Milano, duke mos u shkëputur nga angazhimet e saj. Në orët e ardhshme, priten zhvillime të reja, për sa i përket këtij lajmi të bujshëm.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT