Në kuadër të luftës kundër informalitetit, qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të qytetarëve aplikacionin ‘Super Start’. Është vetë kryeministri Rama, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook aplikacionion në fjalë, ndërsa u kërkon që ta shkarkojnë në celularët e tyre.
Falë këtij aplikacioni, qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre. Rama informon më tej se deri në orën 13:30, kanë mbërritur 59 denoncime.
Statusi
SUPER START
59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor.
Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…
Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet.
Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar.
#ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.