Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dyshime për sulm në kampin e MEK në Shqipëri, paralajmëron Ambasada e SHBA-së

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm që shënjestron një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim, që do të mbahet në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm, i cili ka në shënjestër takimin botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përmes së cilit udhëzohen qytetarët amerikanë që ta shmangin këtë ngjarje.

Samiti organizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), që të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.

Në Shqipëri, pranë qytetit të Durrësit, prej vitit 2016 strehohen rreth 3.000 anëtarë të organizatës MEK.

Sipas një njoftimi të bërë pak ditë më parë nga këto organizata, thuhet se “në këtë samit do të marrin pjesë qindra politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut dhe më gjerë. Dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen ngjarjes online nga shumë vende të botës”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten ka thënë se Shqipëria ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet jo miqësor, i cili ka shënjestruar të gjitha portalet qeveritare dhe portalin e shërbimeve e-Albania.

Autoritetet e Shqipërisë ende nuk e kanë komentuar, nëse bëhet fjalë për të njëjtin kërcënim.

Në janar të vitit 2020, autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët u shpallën persona të padëshiruar, pasi një prej tyre dyshohej se ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa tjetri pjesë e njësisë operacionale të shërbimeve sekrete iraniane.

Kampi Ashraf pranë Durrësit u vizitua një muaj më parë nga ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ndërsa në muajin maj këtë kamp e kishte vizituar edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.  /evropaelire

Tags: ambasada amerikanekercenimopozita e Iranitshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026
Aktualitet

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Next Post

Shakira e shqetësuar për fëmijët pas ndarjes me Pique: Duhet të rinë larg mediave

Shpallet “non grata” nga Britania/Berisha e pranon: Më kanë njoftuar

Berisha merr goditjen e rëndë, konfirmon se është shpallur “non-grata” nga Britania







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

by mirseda
12:50 | 04/06/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se reforma në drejtësi po hyn në një fazë të...

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com