Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Edhe opozita “për riedukim”

Nga: Andi Bushati

Që prej mbylljes së parlamentit, gjatë gjithë verës, makineria e propagandës së rilindjes nuk është ndalur një çast të vetëm në sulmet ndaj Metës dhe Berishës. Pas email-it të “rastësishëm” që kërkonte zbulimin e së shkuarës si denoncues të ish presidentit, mediat pranë qeverisë dhe njerëzit e afërt të Ramës po e vizatojnë ish aleatin e tyre, që i solli në 2013, në pushtetin që ende po gëzojnë, si figurën më të zëzë të politikës në këto 30 vite. Hapja e kësaj dosjeje ka shërbyer si pretekst për të evokuar edhe njëherë Ilir floririn, njeriun me bllok në dorë, denoncuesin e shokut…etj.

Po i njëjti arsenal është vënë në punë për të goditur po ashtu, non grat-an Sali Berisha, duke bërë që ngjarjet e ‘97-ës, Gërdeci, 21 janari dhe privatizimi i klubit Partizani, të pushtojnë më tepër hapsirë se lajmet e aktualitetit.

Po le ti besojmë mos për një çast kësaj furie propagandistike. Le ti japim asaj të drejtë. Le të pranojmë pa mëdyshje se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë fiks ashtu siç i përshkruan Taulant Balla dhe siç i vizatojnë gardianët e moralit, që figurojnë në borderotë e bashkisë.

Po sërisht, pyetja që shtrohet është: A është kjo e keqja më e madhe që po i ndodh sot vendit? A kanë gjë në dorë këto dy “figura të zeza” për 80 mijë eurot që i shkojnë çdo ditë pronarëve në kërkim të inceneratorëve? A i nënshkruajnë ata resortet e investitorëve strategjikë të hierarkëve të rilindjes?

A fshihen ata pas pas bordit të gjoja transparencës, që po i rrjep shqiptarët me çmimin e naftës? A i bëjnë ata tenderat e rrugëve të florinjta? A i japin ata lejet e kullave, ku sipas të gjitha institucioneve ndërkombëtare pastrohen paratë e krimit?

Po i shtrove këto pyetje kritikëve të përditshëm të dyshes që kryeson sot opozitën, ata të përgjigjen me naivitet: “Epo pa një opozitë të virtytshme dhe të besueshme, nuk ndalohen dot grabitjet e Ramës”.

Po aq i vërtetë sa është në realitet ky pohim, po aq hipokritë janë ata që e shqiptojnë atë nga halli. Sepse ata që e thonë, nuk e kanë ngritur kurrë zërin kundër asnjë skandali të kësaj qeverie. Ata bëjnë qëllimisht rolin e idiotit, që kur është duke i marrë flakë shtëpia, në vend që të fikë zjarrin, shkon e bën sherr për pastërtinë e uniformës së zjarrfikësit.

E këtu le të kthehemi edhe njëherë tek premisa e parë, tek supozimi që Ilir Meta dhe Sali Berisha i meritojnë të gjitha ato që makina e propogandës po buçet kundër tyre. Po duke e marrë këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: po atë shumicë shqiptarësh, që s’kanë votuar kurrë as PD-në, as LSI-në, kush i mbron nga grabitja galopante e Ramës?

Cilët janë ata që flasin në emër të këtyre qytetarëve? A e bëjnë këtë pjesa më e madhe e mediave, shoqëria civile, apo diplomatët që konsiderohen si faktorë në lojë, në këtë republikë bananesh?

Jo. Pothuajse të gjithë kanë bërë kompromis me strategjinë e regjimit, se jetohet mirë dukë sharë ata që nuk kanë pushtet.

Kjo shtresë, shpesh e pa zëshme dhe e pa përfaqësuar, shërben si lakmuesi më i mirë për të kuptuar hipokrizinë e pjesës më të madhe të personazheve publikë. Asaj nuk i vlen aspak sterrosja e imazhit të Salës apo Likes, ajo ka nevojë të mbrohet nga oligarku që i rrëmben truallin në bregdet, nga polici që i masakron fëmijën me skaf, nga ndërtuesi që përdor shtetin për ti shkatërruar shtëpinë, nga qeveria që nuk i kompeson inflacionin dhe rritjen çnjerzore të çmimeve.

Sepse Shqipëria nuk është e ndarë në dysh, në atë të njerëzve të pushtetit dhe atë të atyre të opozitës, ashtu siç përpiqen të na e vizatojnë daullexhinjtë e qeverisë. Ajo është më e madhe sesa kaq. Ajo është mbi të gjitha e një shumice të cilës askush nuk i del për zot.

Prandaj të gjithë ata ingranazhe të mekanizmit propogandistik, që nuk flasin për dhunimin dhe vjedhjen që po i bëhet këtyre njerëzve, nga banda më e madhe kleptokrate që i ka rënë në qafë këtij vendi që nga 1912, nuk janë më të besueshëm. Askush nuk ka më nerva të dëgjojë, si këtë verë, përralla nga e kaluara me Berishën dhe Metën. Askush nuk vazhdon të vajtojë ato që ka humbur në të shkuarën, teksa ndjen në pantallona dorën e xhepistit të tanishëm.

Pikërisht për këtë, të gjithë ata që bëjnë dredha për ti’u përgjigjur pyetjes së thjeshtë: “kush po i grabit shqiptarët sot”, e kanë një emër. Ata nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë të mjerë të njërës prej tre Shqipërive, asaj të hajdutëve.  /Lapsi.al

 

Tags: ANDI BUSHATIBerishaMetaQeveria

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, nesër temperatura deri në 41°C

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, nesër temperatura deri në 41°C

Në mesin e krizave të mbivendosura, Evropa po përballet me një vakum lidershipi

Në mesin e krizave të mbivendosura, Evropa po përballet me një vakum lidershipi

Artistja holandeze vizaton portrete duke përdorur duart dhe këmbët në të njëjtën kohë

Artistja holandeze vizaton portrete duke përdorur duart dhe këmbët në të njëjtën kohë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Një mbrojtës nga Costa Rica, përforcohet Partizani
Sport

Një mbrojtës nga Costa Rica, përforcohet Partizani

by mirseda
18:10 | 14/06/2025
0

Partizani vijon përgatitjet për Kupat e Europës, ndërsa drejtuesit po vijojnë të mendojnë për përforcimet e skuadrës....

Kamëz: Arrestohet 39-vjeçari, përplasi 5 këmbësorë

Kamëz: Arrestohet 39-vjeçari, përplasi 5 këmbësorë

18:07 | 14/06/2025
Shqiptari kapet në Itali me mbi 1 kg drogë dhe mijëra euro

Shqiptari kapet në Itali me mbi 1 kg drogë dhe mijëra euro

17:29 | 14/06/2025
Flakë në qendrën sociale, por fatmirësisht pa pasoja

Flakë në qendrën sociale, por fatmirësisht pa pasoja

17:07 | 14/06/2025
Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

16:51 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com