Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dy rastet me koronavirus/ Manastirliu: Kur dalin përgjigjet e familjarëve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dy rastet me koronavirus/ Manastirliu: Kur dalin përgjigjet e familjarëve

Në studion e emisionit “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar në mënyrë të detajuar, historikun e 2 rasteve të identifikuara me koronavirus në Shqipëri.

“2 rastet janë paraqitur në një spital jo publik dhe janë drejtuar menjëherë të telefonojnë në numrin 127. Ata kishin temperaturë, diarre, këputje muskujsh. Kanë telefonuar në numrin 127 dhe Urgjenca Kombëtare ka vajtur në banesën e tyre, kanë marrë tamponët përkatës dhe janë çuar në laborator. Atyre u është këshilluar të qëndrojnë në shtëpi deri në momentin e daljes së analizave dhe pas analizave janë marrë në telefon”, ka treguar Manastirliu.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse janë analizuar familjarët e personave të prekur, Ministrja tha se analizat bëhen në bazë të një protokolli të raportuar nga OBSH, sipas një protokolli që përcakton se mostrat u merren personave me histori udhëtimi apo simptoma.

Manastirliu: Ne kemi identifikuar një rast i cili ishte importuar dhe një kontakt i ngushtë i tij.

Fevziu: Po familjarët e tjerë?

Manastirliu: Ata janë një familje e madhe dhe menjëherë është ngritur alerti për të bërë të gjithë hartëzimin e kontakteve.

Fevziu: Me sa persona?

Manastirliu: Është një listë dinamike ka filluar me 14 persona.

Ndërkohë gazetarja Juli Xhokaxhi, ka pyetur ministren lidhur me persona të tjerë, që mund të jenë infektuar nga 2 të identifikuarit e parë, duke qenë se ata kishin edhe një bar.

Manastirliu: Bari është mbyllur, është bërë dezinfektimi i ambienteve të barit dhe ambienteve të përbashkëta në shkallë.

Xhokaxhi: Klientët që kanë qenë prezentë, si do bëhet?

Manastirliu: Puna ka filluar që mbrëmë për të gjurmuar gjithë kontaktet, duke filluar me kontaktet e ngushta.

E pyetur se kur pritet të dalin përgjigjet e familjarëve të dy personave të prekur, Ministrja tha se pritet që të ketë një përgjigje brenda mesnatës. /Opinion.al

Tags: familjarekoronavirusmanastirliupergjigje

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria
Aktualitet

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Next Post
Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

“Mposhtet” edhe Qipro, konfirmohen 2 rastet e para me koronavirus

"Mposhtet" edhe Qipro, konfirmohen 2 rastet e para me koronavirus

Koronavirusi, shitjet në supermarkete u rritën me 300%

Koronavirusi, shitjet në supermarkete u rritën me 300%







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

by mirseda
16:16 | 06/03/2026
0

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, njoftoi për herë të parë se disa vende kanë nisur përpjekje për...

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

Mbi një orë në SPAK, Xhelal Mziu flet pas daljes nga prokuroria

16:12 | 06/03/2026
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

15:24 | 06/03/2026
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com