Në Fier dy qendra votimi nuk pranojnë shtyrjen e procesit, komisionerët kërkojnë shkresë për shtyrjen e votimit. Në dy qendrat e votimit ka ende votues pa votuar, qendrat 2994/1 e 2994 mbyllën procesin në 19:00.
KZAZ-ja në Dibër nuk pranon materialet e një qendre votimi sepse ajo e kishte mbyllur votimin në orën 19:00.
Ndërkohë KQZ-ja mori vendim që procesi i votimit të shtyhej me 1 orë deri në orën 20:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje komisionerët të qëndrojnë në detyrë, mos largohen. Gjithashtu KQZ ka kërcënuar komisionarët se do të çohen para drejtësisë ata që bllokojnë procesin.