Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

DW: Bomba molotov, përplasje me policinë, gazlotsjellës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW: Bomba molotov, përplasje me policinë, gazlotsjellës

Protesta e opozitës u përshkallëzua në akte dhune të shtunën. OSBE reagon duke theksuar, se kush përdor dhunën dështon. Të hënën opozita pritet të zhvillojë një protestë tjetër.

Të dielën (12.05.) në orët e para të ditës, opozita vendosi të zhvillojë të hënën protestën e saj të rradhës. Vendimi vjen pas zhvillimit të shtunën (11.05) të protestës më të gjatë dhe të përshkallëzuar në akte dhune në serinë e protestave që po zhvillon opozita që nga shkurti i kaluar. Opozita kërkon largimin e kryeministrit, Edi Rama dhe formimin e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ajo akuzon kryeministrin Rama se PS, që ai drejton, ka fituar mandatin e dytë qeverisës në zgjedhjet parlamentare 2017, me vota të vjedhura dhe lidhje me krimin.

Protestuesit me thirrjet „ Duam një Shqipëri si Europa” dhe „ Rama Ik” protestuan  për më tepër se 6 orë dhe u shpërndanë në orën 1.30 pas mesnate. Një pjesë e tyre, mes të cilëve edhe me fytyra të maskuara, sulmuan efektivat e policisë, institucionin e Kryeministrisë, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë me bomba Molotov, hodhën tymuese dhe fishekzjarre. Ata u përleshën me policinë, ҫanë kordonin e efektivave të saj dhe u ngjitën në hyrjen kryesore të Kryeministrisë. Bomba Molotov u hodhën edhe në godinën e Kryesisë së Parlamentit, përballë Kryeministrisë ku një ballkon u përfshi nga flakët.

Basha: Kjo nuk është betejë për pushtet

Lulzim  Basha, kryetar i PD dhe opozitës në Shqipëri, në fjalën e tij para disa mijëra protestuesve tha se ” këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, por për një transformim të thellë politik, kushtetues dhe zgjedhor me standardet europiane dhe amerikane. Ne jemi këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, për ta bërë Shqipërinë si pjesa tjetër e Evropës. Jemi të vendosur të vazhdojmë të bëjmë një betejë më të madhe dhe më të vendosur për sa kohë që qeveria po e mbante Shqipërinë larg nga Evropa”.

Pas thirrjeve të policisë drejtuar organizatorëve për të ndaluar aktet e dhunës dhe hedhjes së gazit lotsjellës protestuesit u drejtuan për në Parlament. Rrugës ata hodhën bomba Molotov pranë European Trade Center, (ETC) duke bërë që të përfshihet nga flakët një pjesë e një kantieri ndërtimi. Parlamenti u bë objekt i një sulmi më të ashpër bombash Molotov dhe hyrja e tij u mbulua nga flakë të mëdha. Policia reagoi përsëri me gaz lotsjellës dhe zjarrfikësa dhe ndaloi disa protestues, mes të cilëve edhe Sahit Dollapin, sekretar Organizativ i PD. Protestuesit u zhvendosën në Drejtorinë e Policisë, ku kërkuan lirimin e të ndaluarve, hodhën shashka, bomba Molotov duke shkaktuar flakë që u shuan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Dënim i dhunës

Pasojë e dhunës së përshkallëzuar janë 14 efektiva policie të lënduar dhe dy protestues të shtruar në spital, krahas dëmtimit  të godinave të institucioneve shtetërore. Dhuna në protestën e mbrëmshme është dënuar nga faktori ndërkombëtar i pranishëm në Tiranë. Prania e OSBE përmes një postimi në media vë në dukje se „dënon plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunë si një rrugë tëshkurtër politike, ata do të dështojnë”.  OSBE foli edhe për “përgjegjësi politike të organizatorëve të protestës ndaj dhunës kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësve të tyre”. Në një reagim të dytë, pas akteve të dhunës në Drejtorinë e Policisë, OSBE theksoi se “dhuna nuk është përgjigja. Edhe reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon” duke iu drejtuar Policisë së Shtetit.

Ambasada e SHBA në Tiranë në një deklaratë të saj dënoi dhunën si një veprim që shkon në kundërshtim me demokracinë. “Synimi që deklaron opozita për ta bërë më të fortë demokracinë  në Shqipëri është në kundërshtim me dhunën që po ushtrojnë aktualisht protestuesit”, thekson deklarata,

Kryeministri Rama në një postim në twitter e quan politikën e opozitës “të verbër” dhe shkruan se “është trishtim që lideri i opozitës t’i kërkojë qeverisë të ikë kur rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj, zjarr që qeverisë nuk ka ҫfarë t’i bëjë, por Shqipërisë i bën dëm”. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE , në qeshor apo shtator të këtij viti. /DW

 

 

Tags: gaz lotsjellesperplasjepolicia

TË LIDHURA

Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve
Aktualitet

Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve

19:42 | 07/08/2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë t’i japim fund vrasjeve nga Rusia
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë t’i japim fund vrasjeve nga Rusia

18:40 | 07/08/2025
Murtaja në derra dhe sëmundja e shpendëve, MBZHR ndalon importin nga disa shtete
Aktualitet

Murtaja në derra dhe sëmundja e shpendëve, MBZHR ndalon importin nga disa shtete

18:17 | 07/08/2025
Next Post
Zbardhet misteri/ Ja pse Loredana mbajti syze dielli në konferencë (foto)

Zbardhet misteri/ Ja pse Loredana mbajti syze dielli në konferencë (foto)

Nis protesta para Drejtorisë së Policisë, bllokohet rruga/ Salianji jep sinjalin e radhës

Nis protesta para Drejtorisë së Policisë, bllokohet rruga/ Salianji jep sinjalin e radhës

“Rama s’do ta ketë aspak të lehtë”/ Çfarë po paralajmëron Paloka?

"Rama s’do ta ketë aspak të lehtë"/ Çfarë po paralajmëron Paloka?

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Greqia pezullon kërkesat për azil, autoritetet: Numri i migrantëve në rënie
Bota

Greqia pezullon kërkesat për azil, autoritetet: Numri i migrantëve në rënie

by mirseda
20:46 | 07/08/2025
0

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm...

Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë

Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë

20:39 | 07/08/2025
Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona

Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona

19:52 | 07/08/2025
Izraeli dhe Egjipti forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhet marrëveshja për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

Izraeli dhe Egjipti forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhet marrëveshja për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

19:47 | 07/08/2025
Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve

Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve

19:42 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com