Ish-deputeti i PD, Edi Paloka, ka deklaruar se protesta që po zhvillohet sot pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, është simbolike. Sikundër është paralajmëruar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, edhe ai qëndroi në të njëjtën linjë duke thënë se nesër do të ketë një tjetër protestë kombëtare, duke i bërë me dije Edi Ramës se nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë betejë.
“Kjo është një polici që i merr urdhrat nga Rama dhe Lleshi i tij. A do të marrim hapa ligjor për dhunën? Me kë? Këtu s’ka as Prokurori, as drejtësi, asgjë. E patë Arta Markun? Shkoi te Rama.
Këtu ose qytetarët marrin në dorë fatin e tyre, ose Shqipëria rrezikon të kthehen në diktaturë, më keq se më parë, se sot ka në krye një kriminel si Rama.
Sot është një protestë simbolike. Nesër do të ketë sërish protestë kombëtare, dhe ta dijë mirë Rama dhe Lleshajt e tij, se nuk do ta ketë aspak të lehtë”, tha Paloka.