Foto Galeri

Zbardhet misteri/ Ja pse Loredana mbajti syze dielli në konferencë (foto)

               Publikuar në : 11:11 - 12/05/19 marsela

Loredana Zefi u akuzua për zhvatjen e një çifti zviceran, në bashkëpunim me të vëllanë. Të premten e shkuar ajo ka dhënë një konferencë për shtyp në Prishtinë, ku është munduar të shfajësojë veten duke pohuar se paratë i ka marrë, por jo në kushte imponimi. Gjatë konferencës, të ftuarit kanë analizuar sjelljen e saj, por edhe veshjen, duke e komentuar deri në detaje.

Shumicës i kanë bërë përshtypje syzet e Loredanës në konferencën për shtyp në Prishtinë, ku sqaronte akuzën për mashtrim dhe zhvatje parash. Ndonëse në një ambient të mbyllur, Loredana zgjodhi të vendoste një palë syze dielli të mëdha.

Ky veprim i saj është analizuar nga “Huffington Post”, ku citohet se kur një person vendos syze dielli në një ambient të mbyllur, ai po përpiqet të fshehë identitetin e tij, ose një pjesë të fytyrës.

Po kështu, ky gjest konsiderohet si një veprim pushteti, pra personi kërkon të tregojë pushtet me anë të syzeve të vendosura në një ambient të mbyllur. Gjithashtu, përdorimi i markave luksoze është për të frikësuar personat që ka përballë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT