Prej ditësh ka filluar verifikimi i dëmëve nga grupet e punës. Lajmi është njoftuar më herët nga kanalet zyrtare të qeverisë. Në ndihmë të situatës kanë ardhur edhe qytetarët të cilët raportojnë në kohë reale me foto dhe video për vendodhjen e ndërtesave të dëmtuara.
Fotot e mëposhtme janë shkrepur në disa banesa të tjera në Durrës, të cilat ende nuk janë verifikuar nga grupet e ekspertizës.
Kujtojmë që tërmeti i të martës që goditi vendin la pasoja të mëdhaja. Viktima dhe shumë të plagosur. Gjithashtu, vazhdon ende puna për të përcaktuar edhe dëmet materiale.