Politikë

“Nuk bëhen më”, Rama dhe Lleshaj vizitojnë banorët e prekur nga tërmeti në Laç


               Publikuar në : 12:23 - 02/12/19 B H

Kreu i qeverisë, Edi Rama së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kanë vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Laç.

Sipas disa inxhinierëve të pranishëm, ndërtesat në atë zonë nuk bëhen më pasi kanë pësuar shkatërrime strukturore.

“Janë ato pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”, tha Rama.

Kryeministri e ka pasqyruar live me video këtë vizitë në Laç.

Pjesë nga biseda mes kryeministrit dhe ministrit Lleshaj:

Lleshaj: Hajde se nuk ka më ca të shohim andej.

Rama: Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ca shef Sandër? Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë.

Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjente, sa herë bie shi aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të ‘Rama ik’, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.

Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë ‘Rama ik’ ne po themi Rama hajde tani.

Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi.

Rama: Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT