Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur ditën e sotme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.
50-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet i llojit “Fiat”, me drejtues, një person, të cilit ende nuk i dihet identiteti.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 50-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e drejtuesit të mjetit “Fiat” dhe për arrestimin e tij.