E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

U përplas me Metën/ DASH shpall Dvoranin kampion në luftën kundër korrupsionit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka renditur gjyqtarin Ardian Dvoranin mes 12 magjistratëve më të spikatur anti-korrupsion në botë.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të DASH, Dvorani renditet si një ndër figurat që ka dhënë shembull në luftën ndaj korrupsionit, duke u vlerësuar nga SHBA mes 12 të tjerëve në të gjithë botën.

Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, tha se ky çmim ishte krijuar nga administrata e re për të nderuar përpjekjet për të luftuar korrupsionin, i cili “kërcënon sigurinë dhe stabilitetin” e vendeve.

Dvorani ka qenë një prej emrave më të përmendur të drejtësisë për shkak të përplasjes së tij me presidentin Ilir Meta. Gjithçka erdhi si pasojë e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese

Deklarata e plotë e DASH

Në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin tek institucionet publike dhe lehtëson krimin transnacional. Administrata e Biden pranon që ne do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj këtyre çështjeve duke punuar me partnerë të përkushtuar, duke përfshirë individë të guximshëm që përkrahin përpjekjet anti-korrupsion dhe vendet që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të anti-korrupsionit.

Për atë arsye, po shpall një çmim të ri ndërkombëtar për “kampionët” në luftën ndaj korrupsionit, duke iu njohur vlerat si individë që kanë punuar pa u lodhur, janë përballur me fatkeqësi për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre. Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet të vendosin në vendin tonë, për ta bërë shembull në të gjithë botën. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale.

Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar e Ekuadorit, Sophia Pretrick e Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardëaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov i Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka i Ukrainës. Ata na frymëzojnë ne dhe kaq shumë homologë të tyre që ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara zbatojnë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë. Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe, në partneritet me homologë të huaj, kemi rimarrë dhe kthyer më shumë se 1 miliard dollarë në pasuri të vjedhura publike vetëm në dy vitet e fundit.

Ne përdorim një sërë mjetesh për të promovuar përgjegjësinë për individët e korruptuar, për të luftuar pandëshkueshmërinë globalisht dhe për t’u angazhuar në forume shumëpalëshe për të luftuar korrupsionin dhe forcuar angazhimin e qytetarëve. Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të shëndosha në përputhje me angazhimet ndërkombëtare antikorrupsion; zhvillimin e institucioneve transparente, të përgjegjshme; dhe fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

10 shprehje nga Gynter Gras, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Edhe librat e këqij janë libra, kështu që janë të shenjtë". "E di që Sot të gjitha gjërat kanë sy, se asgjë nuk kalon pa...

Ministri i Jashtëm kroat: Jem krah Kosovës për njohje nga 5 shtete të BE

''Do jemi në krah të Kosovës që të njihet edhe nga pesë vendet që nuk e njohin ende.'' Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan...

Kim Jong Un e pranon: Koreja e Veriut po vuan nga kriza ushqimore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve, situatës së pandemisë...

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për takimin e djeshëm që pati në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një konferencë për...

Twitter-i bllokoi Presidentin e Nigerisë, ai bllokon Twitter-in në Nigeri

Në mëngjesin e 5 qershorit, 23-vjeçarja Farida Garba (pseudonim)  hapi aplikacionin e saj Twitter për të zbuluar se, si dhe 39 milion përdorues të...