Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Duka: Nuk kandidoj nëse është paralajmërim! Gazetarja Lala plas “bombën”

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Duka: Nuk kandidoj nëse është paralajmërim! Gazetarja Lala plas “bombën”

Gazetarja Klodiana Lala ka përcjellë detaje sa i takon tritolit që shpërtheu në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një lidhje telefonike në “Opinion”, Lala tha se tritoli ishte vënë në derën e jashtme, e që nuk ka shkaktuar të lënduar.

“Bashkëshortja e Dukës është gjendur e vetme në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Nuk ka pasur të lënduar. Vetë kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë drejt shtëpisë. Shihet si një kërcënim i Dukës, duke qenë se ka dhe një luftë të hapur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ka qenë një sasi e vogël tritoli, dhe siç duket, ka pasur si qëllim vetëm një paralajmërim. Ka shkaktuar një zhurmë goxha të madhe, po kqyren pamjet filmike të kamerave të sigurisë, po merren dhe njerëz në pyetje”, tha Lala.

Eksplozivi në banesë/ Duka: Autori po bredh me kalë!

Sakaq, në një lidhje për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Duka tregoi edhe një mesazh kërcënues që kishte marrë përpara disa ditësh në celular. Ai thotë se nuk e ka denoncuar këtë mesazh kërcënues, ndërsa theksoi se autori që vendosi tritolin në shtëpinë e tij po “bën xhiro me kalë”.

Armand Duka: Nuk e kam denoncuar. Në fakt më luti avokati, po s’mu duk e udhës ta denoncoj. Dhe nuk kisha ndonjë shpresë se policia mund të bëjë ndonjë gjë në këto ngjarje, dhe nuk besoj se do gjejë ndonjë gjë edhe në këtë që janë mbledhur 30 policë këtu, sepse autori kush e di ku bredh me kalë.

Blendi Fevziu: Si?

Armand Duka: Autori bredh diku me kalë.

Blendi Fevziu: Autori bredh me kalë. Nuk e kam parë kush ka dalë me kalë këto ditë në fotografi.

Armand Duka: Te filmi “Pylli i Lirisë”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, deklaroi se nëse shpërthimi me tritol në banesën e tij ishte sinjal paralajmërimi, ai nuk do të kandidojë për postin e kreut të FSHF-së për herën e gjashtë. Në lidhje direkte me emisionion “Opinion”, Duka shtoi se nëse kjo ngjarje nuk ishte një shenjë paralajmërimi ndaj tij, ai do ta mendojë nëse do të garojë për funksionin e presidentit të FSHF-së.

“Në fakt, nëqoftëse është paralajmëruese për të mos rikandiduar, nuk do të rikandidoj, nëse jo, do ta mendoj”, tha Duka për “Opinion”.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Dy ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës që paralajmëroi një padi, por ka qenë Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit, i cili ka dorëzuar një dosje voluminoze në Prokurori kundër kreut të FSHF-së.

Sipas burimeve, polica ka ngritur dy akuza: “Shpërdorimi i Detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdorur detyrën”. Policia ka zbuluar se si FSHF-ja ka ndihmuar financiarisht ekipin e Tiranës në mënyrë të paligjshme. Përmbarimi i ka bllokuar FSHF-së llogaritë bankare për shkak të borxheve, por kjo nuk e ka ndalur transferimin e fondeve te ekipi i Tiranës. Kjo ka bërë që Krimi Ekonomik të vihet në lëvizje.

Hetuesit kanë zbuluar se FSHF-ja përmes Dukës dhe sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, i kanë transferuar një shtetasi anglez 30 mijë euro, të cilat kanë qenë detyrime që ndaj tij i kishte Ekipi i Tiranës. Nga ana tjetër rezulton se klubi “Tirana”, përveç borxheve ndaj të tretëve, i është debitore edhe Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, në vlerën e 108 milion lekëve. Pra, ekipi ka shmangur Tatimet duke futur në lojë FSHF-në, që lan borxhet e saj te të tretët. Klubi i kishte llogaritë e bllokuara. Por FSHF-ja shmangte rrugën zyrtare të kalimit të parave, duke përdorur llogari të individëve, dhe në këtë mënyrë bëhej e pamundur edhe marrja e parave që Tirana i kishte Tatimeve. Sipas burimeve, një vepër e tillë penale dënohet deri në 10 vite burg.

Tags: Armand DukaErion VeliajKlodiana Lalatritol

TË LIDHURA

Shpërthen në flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje
Aktualitet

Shpërthen në flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje

17:02 | 11/06/2025
56 vetëvrasje të regjistruara në gjashtë muajt e parë të vitit
Aktualitet

56 vetëvrasje të regjistruara në gjashtë muajt e parë të vitit

16:43 | 11/06/2025
Rosberg: Norris s’është gati për titull, i duhet psikolog
Sport

Rosberg: Norris s’është gati për titull, i duhet psikolog

16:22 | 11/06/2025
Next Post
Si Meta dhe Basha, përdorin Berishën si “dordolec” për të trembur Perëndimin

Meta "hap letrat": Bashën s’e ndihmoj dot, Berisha i njeh rregullat e lojës

I vdekuri “rikthehet në jetë”, ngrihet në këmbë brenda morgut (VIDEO)

I vdekuri "rikthehet në jetë", ngrihet në këmbë brenda morgut (VIDEO)

Shqipëria, 1 pikë rënie në Indeksin e Korrupsionit. Kosova përmirësim me 3 pikë

Shqipëria, 1 pikë rënie në Indeksin e Korrupsionit. Kosova përmirësim me 3 pikë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Shpërthen në flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje
Aktualitet

Shpërthen në flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje

by mirseda
17:02 | 11/06/2025
0

Një furgon është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të zonës së...

56 vetëvrasje të regjistruara në gjashtë muajt e parë të vitit

56 vetëvrasje të regjistruara në gjashtë muajt e parë të vitit

16:43 | 11/06/2025
Rosberg: Norris s’është gati për titull, i duhet psikolog

Rosberg: Norris s’është gati për titull, i duhet psikolog

16:22 | 11/06/2025
Tërmet i fortë 6.4 ballë, ja epiqendra

Tërmet i fortë 6.4 ballë, ja epiqendra

16:15 | 11/06/2025
GATUZO ZGJIDHJE PËR ITALINË! Federata përqendrohet të legjenda e futbollit për trajner

GATUZO ZGJIDHJE PËR ITALINË! Federata përqendrohet të legjenda e futbollit për trajner

15:04 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com