Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A duhet ta kemi frikë Edi Ramën?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Nga Andi Bushati

Këtë të enjte hasje ngado si titull kryesor të mediave një vendim rutinë të kryeministrit që ndryshe nga katër vite më parë nuk do t’i kërkojë anëtarëve të kabinetit, të japin dorëheqjen nga detyra e deputetit.

Në pamje të parë lajmi nuk ka ndonjë rëndësi. Është thjeshtë punë e kryeministrit se si i bën ai më efecientë ministrat e tij dhe si i harmonizon ata me grupin parlamentar të shumicës së vet një ngjyrëshe.

Por, ajo që të bënte përshtypje në intervistën që shefi i qeverisë i ka dhënë gazetës “Panorama” është një fakt tjetër.

I pyetur se pse po hiqte dorë nga vendimi që kish marrë në fillim të mandatit të shkuar dhe a mund të pohonte se ajo që kish bërë atëherë ishte një gabim, Rama pohonte pa iu dredhur qerpiku se në të dyja rastet ai kishte pasur të drejtë.

Pra, se edhe vendimi që ministrat duhet të jenë deputetë edhe ai që ata duhet të dorëzojnë mandatin janë zgjidhje të mira dhe të dyja funksionojnë.

Megjithëse ky pohim është vetëm një pikë në oqean në morinë de deklaratave kontradiktore që bën Rama, ai ka vlerë për një gjë: sepse ai është një rast më shumë ku timonieri ynë tregon se është gjithmonë i pagabueshëm.

Njësoj si me mbajtjen apo zhveshjen nga mandati të ministrave ai ka reaguar për të gjitha çështjet që është pyetur dhe ka argumentuar se ai ka pasur gjithmonë të drejtë.

Ai ka pasur të drejtë edhe dy vite më parë, kur megjithëse Shqipëria u përmbyt nga kanabisi, ai këmbëngulte se kjo është një shpikje e opozitës që nxin çdo gjë në bashkëpunim me mediat e kazanit.

Ai ka të drejtë edhe sot kur bërtet fitore për reduktimin e ndjeshëm të parcelave të mbjella.

Ai ka pasur të drejtë edhe dje kur thoshte se vendimi i Berishës për të importuar plehra në Shqipëri ishte një kapje e shtetit nga mafia.

Ai ka të drejtë edhe sot kur thotë se kjo gjë ndihmon industrinë vendase të pastrimit.

Ai ka pasur të drejtë edhe kur bërtiste për zhdukjen e kazinove nga qendrat e qyteteve. Ai ka të drejtë edhe kur ndryshon kah dhe thotë se një gjë e tillë dëmton punësimin e njerëzve.

Ai ka pasur të drejtë edhe kur i mbushte zyrat e Hipotekave, Tatimeve Doganave me listat e Koços dhe të Monikës. Ai ka të drejtë edhe tani kur tregon me gisht ata që e trajtuan administratën e drejtuar prej tij si tepsi.

Ai ka pasur të drejtë edhe kur i vuri gjoksin konkurseve të rilindjes për pranimet e ndershme në punë. Ai ka të drejtë edhe kur thotë se këtë sistem e ç’thurën LSI me PDIU.

Ai ka pasur të drejtë edhe kur propagandonte idenë majtiste të mbrojtjes së 95% të shqiptarëve që kanë aq pasuri sa vetëm 5 % e të privilegjuarve. Ai ka të drejtë edhe tani kur merr vendime vetëm në favor të oligarkëve të mediave dhe të ndërtimit.

Ai ka pasur të drejtë edhe kur e quajti Ilir Metën hajdut që bashkë më Saliun vidhnin vota për të vjedhur Shqipërinë, sepse e kishte kundërshtar. Ai pati të drejtë edhe kur tha më pas se në sistemin e tij Meta do të bëhej engjëll. (Ky është rast i veçantë se këtu Ramës i është dashur të ndryshojë tre herë qëndrim duke e etiketuar së fundi ish aleatin e tij si kreun e partisë së tepsisë).

Natyrisht që kjo listë mund të vazhdonte pafund.

Por, edhe kaq raste mjaftojnë për të demonstruar se katër vite të ushtrimit të pushtetit, Rama është hequr si njeri i pagabueshëm. Askush ende nuk mban mend nga goja e tij, qoftë edhe dilemën minimale për një zgjedhje të diskutueshme, keqardhjen për një vendim të marrë me nxitim, dyshimin për një akt politik që mund të ishte i tjetërllojtë. 

Në daljet e tij publike, në intervistat e pafundme që jep, dhe pastaj në altoparlantët mediatikë që shumëfishojnë propagandën e tij, nuk është shfaqur kurrë as edhe dyshimi më i vogël, nuk është vërejtur as edhe një tentativë për të kthyer kokën pas në mënyrë kritike.

Në një kontekst normal as kjo anomali nuk do të përbënte rrezik. Ne shqiptarët si popull nuk është se shquhemi për ndonjë sens të rrallë vetëkritike. Aq më pak liderët tanë. Dhe në pamje të parë as Rama nuk kishte pse të ngjallte frikë.

Por, me të puna është ndryshe. Tani që ai e mori i vetëm timonin. Tani që PS-në e ka mbushur me gardistë të rinj që dinë vetëm të duartrokasin. Tani që opozitën e ka degdisur në duart e një çunaku që qesh me çdo fatkeqësi. Tani që mediat e mëdha i ka fundosur me anë të lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve, deliri i pagabueshmërisë mund të shndërrohet në rrezik.

Historia nuk ka shumë kohë që na ka mësuar se ç‘do të thotë të jetosh nën pushtetin e një udhëheqësi që ka gjithmonë të drejtë. Dhe askush nuk do donte që ajo të përsëritej në formën e saj qesharake, ku timonieri i ri, në delirin e tij, të vendoste edhe vendet se ku duhet kërkuar naftë apo ku duhen ngritur vepra gjigante.

Pikërisht për këtë miti i pagabueshmërisë së tij duhet të na frikësojë. (lapsi.al)

Tags: ANDI BUSHATIbashaBerishaedi ramafrikei pagabueshemimportikryeministrimafiaMediatPDplehra

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Bregu: Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje!

Bregu: Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje!

Bombai, shembja e ndërtesës u merr jetën 18 personave

Bombai, shembja e ndërtesës u merr jetën 18 personave

Vrasja e gjyqtares, BE: Jemi të tmerruar! Shteti të mbrojë gratë

Vrasja e gjyqtares, BE: Jemi të tmerruar! Shteti të mbrojë gratë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com