Kryeministri Rama ka shpërndarë në Facebook pamjet e fundit nga stërvitja e njësisë elitë që do të merret me vënien në kontroll të personave të fortë, që i janë shmangur drejtësisë.
Njësia speciale kundër të “fortëve”, shihet teksa po stërvitet duke ndaluar disa makina për kontroll.
Me kapuç dhe të armatosur deri në grykë, efektivët dëgjohen tek thonë: “Duart lart, mos lëviz, mos lëviz”.
Statusi
#NjSK? Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren”.