Aktualitet

“Duart lart, mos lëviz”, dalin pamjet e njësisë ELITË që do godasë “të fortët” (video)


               Publikuar në : 15:17 - 11/09/19 M. S

Kryeministri Rama ka shpërndarë në Facebook pamjet e fundit nga stërvitja e njësisë elitë që do të merret me vënien në kontroll të personave të fortë, që i janë shmangur drejtësisë.

Njësia speciale kundër të “fortëve”, shihet teksa po stërvitet duke ndaluar disa makina për kontroll.

Me kapuç dhe të armatosur deri në grykë, efektivët dëgjohen tek thonë: “Duart lart, mos lëviz, mos lëviz”.

Statusi

#NjSK🦅 Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT