Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Drogën e mbolli shteti”, befason dëshmitari në gjyq: Si u ndërtua hambari brenda natës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Drogën e mbolli shteti”, befason dëshmitari në gjyq: Si u ndërtua hambari brenda natës

Pas më shumë se 2 vite nga asgjësimi i 4 mijë rrënjëve kanabis në një fshat të Matit, Gjykata për Krime të Rënda është duke gjykuar dy prej të dyshuarve për kultivimin e tyre.

Shpëtim Lika dhe Marko Bushi akuzohen nga Prokuroria se në kuadër të grupit kriminal kanë kultivuar dhe më pas trafikuar lëndë narkotike. Procesi është në fazën e marrjes së dëshmive, ndërsa në seancën e djeshme, Gjykata dëgjoi babanë e një prej të pandehurve, Shpëtim Lika.

“Unë mendoj se drogën e ka mbjellë shteti”, tha ai në sallën e gjyqit. Teksa shtoi se djali i tij, nuk kishte lidhje me këtë punë dhe se ditën kur Policia kishte bërë asgjësimin e lëndës, nuk ishte fare në shtëpi. Ndërsa fliste për parcelat që ishin kultivuar në masë me bimë narkotike, kryesisht pranë Përroit të Kurvajës, dëshmitari tregoi se gjatë përditshmërisë së tij, kishte takuar tre persona që nuk ishin të zonës, një prej të cilëve kishte pistoletë. Ky person i kishte thënë se nuk kishte pse shqetësohej nga pistoleta dhe se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj të shtetit. Ndërkohë, në lidhje me drogën e gjetur në proces tharjeje në një hangar disa metra larg banesës së tij, dëshmitari tregoi se ishte ndërtuar brenda një nate dhe 3 ditë para se Policia ta asgjësonte. Hangari, tha dëshmitari, ishte në tokën e shtetit, edhe një pjesë e parcelave të mbjella ishin në pronë të shtetit.

I pandehur Marko Bushi akuzohet për një tjetër rast të kultivimit, ku gjatë asgjësimit të rrënjëve të kanabisit ka kundërshtuar forcat e Policisë, që të kryenin detyrën. Ai u arratis dhe u prangos 1 vit më vonë, ndërsa, sipas Prokurorisë, Bushi së bashku me Likën dhe persona të tjerë, kanë kultivuar kanabis sativa në zonën e Matit.

DËSHMIA

“B.Likën e kam vëlla, banesat i kemi larg, rreth 100 metra. Kjo banesë është e braktisur, që prej 13 vitesh. Çelësat e kësaj banese qëndronin në banesën time, në një verandë varur. Familjarë të vëllait, kur vinin, qëndronin në banesën time dhe shkonin që e hapnin shtëpinë. Çelësat e kësaj banese janë marrë vetëm njëherë nga djali i vëllait tim, Y.L., tjetër njeri këto çelësa nuk i ka marrë. Pranë banesës, është ndërtuar një hambar, që është ngritur në tokën e shtetit. Me sa kujtoj unë, hambari është ndërtuar 3 ditë para se të vinte Policia ta kontrollonte, të gjente drogën dhe ta digjte. Hambari është ndërtuar për tërë natën nga shumë veta, ishin rreth 30-40. Unë nuk i numërova, por pashë që ishin shumë dhe nuk e di se kush dreqin e ndërtoi.

Ditën kur erdhi Policia, ka kryer kontrolle edhe në banesën tonë, ndërkohë Shpëtimi nuk ka qenë aty, ai ishte në Lezhë dhe Durrës, kishte dalë. Ata e bënë copë-copë shtëpinë time, sepse kërkonin drogë. Në lidhje me tokën që është pranë Përroit të Kurvajës, është e Bashkisë që unë ia kam marrë me qira për 10 vite. Aty kisha mbjellë misër të kuq e fasule, edhe gjatë 2016-ës unë e kam pasur si pronë.

Djali im Shpëtimi gjatë gjithë jetës është marrë me tregti. Kemi pasur dhe një dyqan të vogël, si dhe shpërndante edhe pensionet në fshat. Ai më së shumti qëndronte në dyqan, i cili është rreth 30 minuta larg nga shtëpia, në shtëpi vinte vetëm për t’u larë. Furnizimin e tij me ushqime e bënte vetë djali. Marko Bushin e njoh pasi jemi në të njëjtën njësi administrative, por ai është nga një tjetër fshat.

Atë ditë, por edhe më parë nuk e kam parë në atë zonë. 2 kilometra larg shtëpisë time ishte mbjellë një parcelë me bimë që nuk ua them dot emrin. Për mua, atë drogë e ka mbjellë shteti, kush do e mbillte tjetër. Gjatë asaj kohe, unë kam takuar 3 djem të cilët ishin duke u larë në lum. U jam afruar dhe njëri prej tyre kishte një pistoletë, e kam pyetur se pse e kishte dhe më tha se nuk duhet të shqetësohesha sepse ai nuk do i bënte keq kujt dhe nuk po shkelte asnjë ligj të shtetit. Për nga dialekti mendoj se ai ka qenë nga jugu”, tha dëshmitari Selman Lika. /Panorama

Tags: befasonBrendadëshmitaridrogëngjyqhambariMbollinatësndertuashteti

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
“Kemi qenë të rrezikuar”, Spiropali: Deputetë vijnë me Range Rover, godasin policët dhe ikin

Spiropali: Berisha, Basha dhe Kryemadhi duan t’i thonë burgut hapu

A është kërcënuar ambasadori i OSBE?/ Basha: Rama po gënjente

Basha i përgjigjet apelit të CDU/CSU: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës

Denoncimi/ E përdhunuara e Bisht-Pallës lihet në mes të katër rrugëve

Denoncimi/ E përdhunuara e Bisht-Pallës lihet në mes të katër rrugëve







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com