pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja/ Kush është anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, Meta publikon dekretin

7 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar Besnik Muçin si anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese. Vakanca ishte krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit, z. Sokol Berberi.

Në përfundim të afatit ligjor të shpalljes dhe administrimit të aplikimeve për plotësimin e kësaj vakance, aplikuan gjithsej 22 shtetas, ku për secilin prej tyre është mbajtur një procesverbal për inventarizimin e të gjithë dokumentacionit që përmbante dosja e aplikimit, të dorëzuar në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Besnik Muçi është diplomuar në vitin 1995 “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, me rezultate të shkëlqyeshme. Në vitin 2001, z. Muçi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe është diplomuar “Magjistrat Prokuror” me rezultat “Shumë mirë”.

Besnik Muçi ka ndjekur studime pasuniversitare për Master të Nivelit të Dytë në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe aktualisht është Kandidat Doktorant pranë këtij Fakulteti. Ai është botues i disa artikujve shkencor në fushën e së drejtës, si dhe botues i një libri në fushën e veprave penale të narkotikëve.

Z. Muçi ka një eksperiencë pune prej më shumë se 20 vitesh (20 vite e 8 muaj), si Prokuror, Avokat dhe Lektor i së Drejtës. Ai ka një veprimtari profesionale si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar, në Departamentin e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekspert i programit për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës, Petagog i Jashtëm i lëndës “E Drejta Penale”, në një nga Universitetet e vendit.

Besnik Muçi në karrierën e tij si Prokuror ka përvojë të konsoliduar në hetimin e krimit të organizuar dhe organizatave krimimale, fakt ky që përbën një vlerë të shtuar për trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e cila në praktikën e saj përballet me shqyrtimin e çështjeve të nivelit kushtetues që lidhen me fushën e drejtësisë penale.

Përgjatë periudhës së punës së tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda janar 2014 – gusht 2019 ai ka hetuar gjithsej 275 procedime penale objekt i hetimit dhe veprimtarisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një tregues i lartë ky i angazhimit dhe vendimmarrjes profesionale.

“Për shkak të karrierës së tij si Prokuror, z. Besnik Muçi ka përfituar një përvojë të vlerësueshme në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja gjyqësore në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore proaktive dhe të përbashkëta, të cilat kanë perfeksionuar aftësitë e tij profesionale në fushën e drejtësisë penale, respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në procesin penal.

Z. Besnik Muçi ka qenë ekspert i Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Europës, si përfaqësues i Ministrit të Brendshëm. Gjithashtu, prej vitit 2014, ai është Ekspert i Konferencës së Palëve të Këshillit të Europës për zbatimin Konventës së Varshavës, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu z. Muçi përgjatë viteve 2015-2018 ka qenë dhe Anëtar i Bordit të Konferencës së Palëve të Këshillit të Europës për zbatimin e Konventës së Varshavës, si përfaqësues i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Z. Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai, përgjatë karrierës së tij ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi.

Në lidhje me këto kushte dhe kritere që duhet të plotësojë një kandidat për të qenë aanëtar i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për kandidaturën e z. Besnik Muçi është shprehur qartë dhe ka bërë vlerësimet përkatëse në Vendimin nr. 72, datë 24.07.2019 për “Lejimin e kandidimit të zotit Besnik Muçi në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018” dhe në Vendimin nr. 123, datë 10.09.2019, për “Vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës së zotit Besnik Muçi për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese..”, shkruhet në dekretin e kreut të shtetit ku argumentohen arsyet e përzgjedhjes./SCAN

Meta dekreton anëtarin e parë të Kushtetueses

 

Tags: besnik mucidekretiMeta

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Trafikuan të miturën/ Nisin arrestimet për rrjetin e prostitucionit në Korçë

Plas grushti në Kadastrën e Tropojës, policia jep detajet e para

Tre dekadat e tranzicionit, na penguan ta urrejmë deri në fund Enver Hoxhën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com