Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dosja 184/ Lala: Arta Marku fshihet pas gishtit, Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dosja 184/ Lala: Arta Marku fshihet pas gishtit, Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

Gazetarja e njohur, Klodiana Lala ka komentuar ngjarjet në lidhje me dosjen e shumëpërfolur 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të shtetit duke biseduar për shit-blerje votash në Dibër, për zgjedhjet e mbajtura më 2016

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lala u shpreh se dosja 184 është shumë voluminoze dhe se Prokuroria e Dibrës nuk ka kapacitet për ta hetuar atë.

“Prokuroria duhet të japë shpjegime se pse dosja po kalon nga një institucion në tjetrin. Dosja ka kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Pra ka kaluar nga një Prokurori serioze në një tjetër prokurori. Kalimi në kompetencë e Prokurorisë së Dibrës tregon se nuk është serioze. Ka probleme, sepse një nga prokuroret ka lidhje familjare me Arben Keshin, ka konflikt interesi. Si mund të hetojë Prokuroria e Dibrës, kur ata që kanë dalë në përgjime janë zyrtarë të lartë në polici dhe në institucionet lokale. Është një Prokurori e vdekur, e cila mezi heton ata që presin pyjet. Nuk ka forcën Prokuroria e Dibrës që të hetojë një dosje kaq voluminoze. Fakti që është emri i Kryeministrit në atë dosje, në një rreth të vogël, në një qytet të vogël si Peshkopia, kur të gjithë njohin të gjithë”, deklaroi Lala.

Gazetarja më tej shton se në përgjime duket qartë presioni që zyrtarët e lartë lokalë dhe në Tiranë ushtrojnë mbi mësuesit, teksa i marrin ata me lista.

“Në dosjen 184 janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit. Kujtojmë se zgjedhjet në Dibër janë rimbajtur, pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit. Për Bashkinë e Dibrës kandidonte Muharrem Rama nën siglën e PS. Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, ministra, ish-minustra, deputetë dhe ish-deputetë, ku përfshihet dhe vetë kryeministri. Kemi të bëjmë me presion ndaj mësuesve dhe në arsim për votat, siç e kemi parë, ndërsa kryeministri Rama i kërkonte një drejtuesi policie sesi “kanë shkuar punët”. Dosja 184 është tipike e shit-blerjes së votave”, deklaroi Lala.

Sipas Lalës, prokurorja Arta Marku është përgjegjëse për transferimin e dosjes nga Tirana në Dibër.

“Zonja Marku fshihet pas gishtit. Ligji thotë se kur ka “përplasje” për kompetencë për një dosje, mund ta marrë prokurori më i lartë. Prokurori Klodian Braho vendosi të heqë veprën e organizatës kriminale. Prokurori i Përgjithshëm duhet ta dërgonte te Krimet e Rënda. Do të duhej të dilte mbi vendim-marrjen e prokurorit. Marku është përgjegjëse për “lëvizjen” e dosjes nga Tirana në Dibër.

Është kaq e pamundur për Krimet e Rënda që të zbardhë këtë dosje, e cila është një prokurori serioze në krahasim me prokuroritë e rretheve. Prokurorët bëjnë ping-pong, duke mos dashur ta mbajë askush, nuk ka prokuror fare. Ka 3 vjet që rri si dosje në Prokurori. Zonja Marku sa duket duke e çuar në Dibër tregon se duan ta pushojnë. Nuk duan ta hetojnë. Nëse as prokurorët e tjerë nuk e marrin përsipër këtë dosje, duhet KLP të ndërhyjë ose ta marrë përsipër SPAK. Kemi sot Prokurori të ndikuar politikisht”, u shpreh Lala.

Tags: Arta Markudosja 184Klodiana Lalaprokuroria e dibres

TË LIDHURA

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar
Aktualitet

Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

20:05 | 29/10/2025
Presidenti Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria, mbështetje për paqen në Ballkan
Politikë

Presidenti Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria, mbështetje për paqen në Ballkan

19:45 | 29/10/2025
Next Post
Situata alarmante në Klos/ Shuhet zjarri i madh, shkrumbohen 1 ha pisha

Situata alarmante në Klos/ Shuhet zjarri i madh, shkrumbohen 1 ha pisha

“Do ishte një mrekulli”, mesazhi i aktores për godinën e Teatrit Kombëtar

“Do ishte një mrekulli”, mesazhi i aktores për godinën e Teatrit Kombëtar

Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron Ramën: Do takosh ferrin më 30 qershor pa opozitën!

“Po përgatitet vjedhja e radhës”, paralajmëron Berisha







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

by mirseda
20:54 | 29/10/2025
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në një postim në rrjete sociale ka përshëndetur vendimin...

Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

20:50 | 29/10/2025
Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

20:05 | 29/10/2025
Spiropali uron Osmani për njohjen e Kosovës nga Siria

Spiropali uron Osmani për njohjen e Kosovës nga Siria

19:47 | 29/10/2025
Presidenti Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria, mbështetje për paqen në Ballkan

Presidenti Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria, mbështetje për paqen në Ballkan

19:45 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com