Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dorëzimi i mandateve, Nishani: Sakrificë e Bashës dhe e opozitës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dorëzimi i mandateve, Nishani: Sakrificë e Bashës dhe e opozitës

Ish-presidenti Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e quan vendimin për djegien e mandateve një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti dhe për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe.

Në një postim në Facebook, Nishani thekson se “Kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës sot është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëve për shpëtim”.

BUJAR NISHANI/ Dorëzimi i mandateve parlamentare nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti, për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe.
Ky akt i demonstrimit të përgjegjëshmërisë më sipërore civile shënon marrjen në dorë dhe udhëheqjen prej opozitës të nje Lëvizje madhore qytetare të rëndësisë dhe përmasave të Lëvizjes së vitit 1990, por sot me mjete dhe akte më të ndryshme.
Historia e shoqërive njerëzore, për fitimin dhe vendosjen e standardeve dhe garancive të lirisë, të së drejtës dhe oportuniteteve për zhvillim, na ka treguar se nuk ka pushtet që të mund ti imponohet shumicës dërrmuese të qytetarëve në marshimin dhe lëvizjen e tyre për çmontimin e atij pushteti, për rrëzimin e modelit të dhunës, grabitjes, mashtrimit, kompromentimit dhe kalbëzimit të shoqërisë, zhbërjes së vlerave dhe besimit të një populli të tërë.
Nuk mund të ndodhë dot kurrë që një pakicë pushtetarësh të inkriminuar dhe oligarkësh të përçudnuar të asgjesojnë besimin dhe shpresën e një populli të tërë.
Kjo mund të ndodh vetëm nëse një popull shuhet totalisht, nëse një komb zhbëhet përfundimisht, nëse një vend copëzohet e shitet i gjithi.
Pas 107 vitesh që nga krijimi i tij, Shteti Shqiptar u agresua dhe linçua pikërisht në këtë formë të paparë kurrë më parë.
Në këto 6 vitet e pushtetit të një sekti i vetëquajtur “rilindje”, i cili shfrytëzoj bazën e Partisë Socialiste si koperturë dhe krimin e organizuar si kolonën bazë për të marrë pushtetin, ky rrezik u shfaq realisht.
Një sekt që tashmë qartësisht i evidentur që jo vetëm ka tradhëtuar e s’ka asnjë lidhje me ata mijëra votues të së majtës apo socialistë shqiptarë por definitivisht identifikuar si një ngrehinë e grupeve të krimit të organizuar, oligarkësh spekulantë dhe pastrues parash, si një ngrehinë lidhur ngushtësisht me qarqet më obskure albanofove.
Institucione të rëndësishme ndërkombëtare dhe media prestigjoze ndërkombëtare më së fundi kanë publikuar dhe denoncuar fakte të rënda ku vërtetohet se qeveria aktuale ka tjetërsuar vullnetin politik të popullit shqiptar gjatë zgjedhjeve të fundit politike në 2017 duke provuar publikisht dhe formalisht se kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e shumicës qeverisëse, se vendet e maxhorancës në parlament në masë të konsiderueshme nuk janë produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë por të dhunës, agresivitetit, grabitjes së grupeve të krimit të organizuar, parave të pista dhe veprimeve antiligjore të detashmenteve nga policia e shtetit dhe degët operacionale (në kuptimin e kontaktit dhe shërbimit me publikun) të administratës shtetërore.
Ky zgrip 6 vjeçar i detyroj shqiptarët drejt një emoragjie migratore pandalim dhe imponimin e perceptimit se shpresa nuk ekziston më, besimi nuk vlen, e ardhmja nuk i përket vullnetit dhe lirisë së individit por të pushtetëshmit, të dhunëshmit, vrasësit, grabitësit.
Por ky zgrip historik solli dhe misionin e pergjegjësinë historike te opozitës.
Opozita shqiptare ka sot një përgjegjësi dhe detyrë historike.
Sëbashku me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë të nisë një rrugëtim ndryshe, të ri dhe serioz të Shqipërisë.
Të kthej besimin, shpresën, normalitetin e shtetit dhe njerzillëkut për shoqërinë e popullin.
Opozita ka ndërmarrë sot një hap që sakrifikon një privilegj nominal të përkohshëm siç është mandati i deputetit por që po investon dhe angazhohet në shërbim të një interesi madhor për të nesërmen e çdo shqiptari pavarësisht se çfar statusi ka në shoqëri, rend institucional, besim religjoz apo përkatësi partiake.
Opozita me këtë akt të përgjegjëshmërisë më të lartë nis të udhëheq një proçes që për alternativë të vetme ka një Shqipëri të nesërme pa banditë e trafikantë në Parlament, pa vrasës e gangsterrë në administratën shtetërore.
Një Shqipëri ku detyrën, sjelljet, të drejtat, detyrimet e gjithseicilit i përcakton, rregullon, mbron e gjykon ligji dhe Kushtetuta jo Kryeministri dhe të fortët përreth tij.
Një Shqipëri ku qytetari, i moshuar apo fëmijë qoftë, i pasur apo i vobektë qoftë merr shërbime normale e të drejta kudo, në spitale, shkolla, bashki, në tatime, hipoteka, kudo në çdo zyrë.
Një Shqipëri ku miku dhe sponsorizuesi i qeveritarit të mos mundet më të fus dorën në xhepin e të pambrojturit.
Një Shqipëri ku dhe më i pamunduri e i vobekti nuk ndihet i përdhosur e i marrë fund.
Ky rrugëtim nuk është i lehtë. Aspak !
Por i mundëshëm.
Sot, i domozdoshëm.
Kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës sot është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëve për shpëtim.

Tags: bujar nishanimandatisakrifice

TË LIDHURA

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale
Politikë

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”
Politikë

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Spiropali dënon sulmet në Ukrainë, shpreh mbështetje të plotë dhe njofton vizitë në Kiev
Politikë

Spiropali dënon sulmet në Ukrainë, shpreh mbështetje të plotë dhe njofton vizitë në Kiev

16:06 | 13/01/2026
Next Post
Spartak Braho kritikon Ramën: Po bën vetëvrasje politike, të ndryshojë urgjentisht qëndrim

Spartak Braho kritikon Ramën: Po bën vetëvrasje politike, të ndryshojë urgjentisht qëndrim

Video/Stresi vret me shpejt se radioaktiviteti, këtë e vërteton 90-vjeçari që jeton ende pranë Çernobilit

Video/Stresi vret me shpejt se radioaktiviteti, këtë e vërteton 90-vjeçari që jeton ende pranë Çernobilit

Shehaj i përgjigjet Braçes: Shqetësohu për kupolën e PS-së

Shehaj i përgjigjet Braçes: Shqetësohu për kupolën e PS-së







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale
Politikë

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

by mirseda
20:23 | 13/01/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën brenda forcës politike gjatë takimit të tij me...

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin.

19:29 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij.”

Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij.”

18:23 | 13/01/2026
Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë

Sulmet ruse në Ukrainë lënë qindra mijëra pa energji dhe në të ftohtë

17:48 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com