Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Dora mbi marsh, këmba mbi friksion/ 9 zakone të këqija që dëmtojnë makinën!

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Dora mbi marsh, këmba mbi friksion/ 9 zakone të këqija që dëmtojnë makinën!

Shumë drejtues automjetesh duket se me dëshirë injorojnë disa sjellje në drejtim, që konsiderohen si të zakonshme, por që në fakt dëmtojnë shumë automjetin.

Ecja gjithmonë me “të kuqe”

Zakoni i parë i keq është ai i të lënit të depozitës së makinës thuajse bosh, duke bërë kështu që mbetjet që depozitohen në fund të futen në qarkullimin e mjetit, duke dëmtuar pompën e karburantit dhe filtrat.

Mbajtja e dorës mbi kokën e marshit të makinës

Pjesa më e madhe e personave që drejtojnë automjetin, e kanë zakon të mbajnë njërën dorë në timon e tjetrën në levën e marshit. Ky pozicion në fakt vendos në rrezik funksionimin e saj, dhe ushtron trysni mbi ingranazhet e ndërrimit të marshave. Këto ingranazhe janë projektuar për të hyrë në kontakt lehtësisht, dhe mbajtja e dorës në levë, ushtron presion mbi to e mund të sjellë dëmtimin e tyre.

Mbajtja e këmbës mbi friksion

Edhe lëshimi i këmbës në pedalin e friksionit është një sjellje pak a shumë e përhapur, por kjo nuk do të thotë se është veprim korrekt. Madje është krejtësisht e kundërta, sepse në këtë mënyrë rrezikohet dëmtimi i friksionit, duke sjellë nxehjen e tij.

Rritja e xhirove të motorit para se të nxehet

Kur ndizet motori i makinës, vaji nis qarkullimin. Por ka nevojë për kohë në mënyrë që të qarkullojë plotësisht. Nëse përndryshe ndizet makina dhe nisemi menjëherë, është njësoj si të zgjohemi nga një gjumë i thellë, të hapim sytë dhe të nisim menjëherë vrapimin 100 metra me pengesa. Kjo nuk do të ishte tamam një lëvizje e zgjuar. Ndaj, motori duhet lënë të punojë pak sekonda para se të nisemi.

Vonesa në kryerjen e shërbimeve

Shtyrja për nesër e shërbimeve që duhen bërë sot, sa i përket mirëmbajtjes së automjeteve, mund të të kushtojë edhe më shumë shtrenjtë. Akumulimi i lëngjeve mund të bllokojë tubat, duke penguar vajin që të mbrojë motorin, dhe mund të ketë pasoja katastrofike si për automjetin, ashtu edhe për portofolin. Pastaj, kur të ndërrosh vajin, është mirë gjithnjë që të ndërrohet edhe filtri bashkë me të.

Injorimi i dritave të kruskotit

Një pjesë e konsiderueshme e drejtuesve të mjeteve, nuk e dijnë funksionin real të disa prej dritave që kanë në kruskotin e makinës, dhe kanë tendencën që të  injorojnë ndonjërën prej tyre kur ndizet. Nëse djegia e një llambe të vogël mund të mos përbëjë problem (edhe pse është e gabuar edhe kjo), ka disa të tjera që mund të jenë më shqetësuese, dhe anashkalimi i tyre mund të të bëjë që të mbetesh në rrugë.

Evitimi i frenave të dorës

Kush ka një makinë me kambio automatike, shpeshherë tundohet ta lerë në modalitetit “parking” sa herë që ndalet, pa tërhequr frenat e dorës. Por ky zakon i keq sjell një trysni të panevojshme e të dëmshme mbi mekanizmat e automjetit, dhe përdorimi i kësaj metode për një kohë të gjatë sjell dëmtimin e makinës.

Frenimi i vazhdueshëm

Përveçse është i rrezikshëm për shkaktim aksidentesh, ngarja duke qendruar ngjitur me makinën para pa respektuar distancën e sigurisë, të detyron që të frenosh shpesh dhe në mënyrë të papritur. Kjo sjell jo vetëm mbinxehje, por edhe konsumin e frenave.

Ngatërrimi i marsheve

Mbajtja poshtë e xhirove të motorit lejon kursimin e karburantit, me kushtin që të jetë futur marshi i duhur. Nëse, përndryshe xhirot janë shumë më të larta se sa duhet kundrejt shpejtësisë së ulët, ato e sforcojnë kot motorin, me rrezikun për të dëmtuar testatën dhe cilindrin. Një marsh i papërshtatshëm e bën motorin që të “ulërasë”. /SCAN

 

Tags: frenat e doresmakinashkeljet

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Çfarë pritet të ndodhë sot në Maqedoninë e Veriut? Presidenti bën lëvizjen e menjëhershme

Çfarë pritet të ndodhë sot në Maqedoninë e Veriut? Presidenti bën lëvizjen e menjëhershme

Brenda qelive të sigurisë së lartë “41-bis” (video)

Brenda qelive të sigurisë së lartë “41-bis” (video)

Tentoi të shtypë me makinë efektivët e policisë, Krimet e Rënda marrin vendimin për Petrit Dukin

Tentoi të shtypë me makinë efektivët e policisë, Krimet e Rënda marrin vendimin për Petrit Dukin







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com