Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Doni të shpëtoni planetin? Hani më shumë fasule, dhe me pak mish

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Doni të shpëtoni planetin? Hani më shumë fasule, dhe me pak mish

Piles of a variety of healthy organic legumes.

Nga Kalina Oroschakoff “Politico.eu”

Hani më pak mish. Ndryshimi i dietës ushqimore, është një mënyrë e rëndësishme për të luftuar ndryshimin e klimës. Kështu vëren një raporti mbi klimën i Kombeve të Bashkuara, botuar të enjten nga Paneli Ndërqeveritar i OKB për Ndryshimet Klimatike (IPPC).

“Disa dieta ushqimore, kërkojnë më shumë tokë dhe ujë, çka çon në emetime më të larta të gazrave serrë në atmosferë, se sa të tjerët”- tha Jim Skea, një nga bashkëdrejtuesit e njërit prej grupeve të punës që hartoi raportin.

“Dietat që janë të pasura me bishtajore, fruta të thata dhe perime, emetojnë më pak karbon, sesa ato që janë të pasura me mish”- theksoi ai. Sfida me të cilën po përballen politikëbërësit, është se sistemi aktual i prodhimit të ushqimit dhe shfrytëzimit të tokës, po e dëmton planetin.

“Bujqësia, prodhimi i ushqimit dhe shpyllëzimi, janë nxitësit kryesorë të ndryshimit të klimës”- thekson IPPC, duke paralajmëruar se dëmtimi i vazhdueshëm i tokës do të minojë më tej përpjekjet për të përmbushur synimet e Marrëveshjes së Parisit mbi klimën, për mbajtjen e ngrohjes globale në më pak se 2 gradë, dhe në mënyrë ideale në vetëm 1.5 gradë Celsius.

“Toka është aty ku ne jetojmë, ajo po i nënshtrohet një presioni njerëzor në rritje. Toka është pjesë e zgjidhjes, por ajo nuk mund t’i bëjë të gjitha vetë”-tha Hoisung Li, kryetari i IPPC, në një konferencë për mediat.

Blegtoria, është përdoruesja më e madh e burimeve të tokës, me gati 80 për qind të të gjithë tokës bujqësore. Lopët e rëndojnë problemin e klimës, duke prodhuar metanin, një gaz i fuqishëm serë. Prandaj ndryshimi i dietave ushqimore nga njerëzit, mund të sjellin një ndryshim të madh.

“Dieta të ekuilibruara, që përmbajnë ushqime me bazë bimore si ato bishtajore, frutat dhe perimet e freskëta, frutat e thata, shkaktojnë një emetim të ulët, në një kohë që gjenerojnë përfitime të konsiderueshme për sa i përket shëndetit të njeriut”- konstatoi raporti.

Një administrim më i mirë i tokës dhe pyjeve, mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e emetimeve, duke thithur dioksidin e karbonit nga atmosfera, duke e ruajtur atë në tokë, ose duke siguruar alternativa për lëndët djegëse fosile, dhe materialet që kanë përmbajtje të lartë karboni, sikurse është plastika.

Ndryshimi i klimës në botë, po ngre pikëpyetje të mëdha sesi mund të shpëtohet planetin ku jetojmë të gjithë, por edhe për të garantuar ushqimin e botës. Politikanët duhet të peshojnë me kujdes, nëse do ta përdorin tokën për ushqim, prodhimin e energjisë, apo për të ndihmuar në uljen e emetimeve të gazrave serrë.

Të mos bësh asgjë, nuk është në fakt një opsion, pasi rritja e temperaturave mund të shkaktojë një seri alarmante efektesh negative për prodhimin bujqësor, duke filluar nga shkretëzimi dhe degradimi i tokës, dhe deri tek tharja e burimeve ujore dhe erozioni i tokës.

“Siguria ushqimore, do të preket gjithnjë e më shumë në të ardhmen nga ndryshimi i klimës, nëpërmjet rënies së rendimentit – veçanërisht në zonën tropikale – kjo do të shkaktojë rritje të çmimeve, ulje të cilësisë, si dhe problem në zinxhirin e furnizimit të qytetarëve”-tha Prijadarshi Shukla, bashkëkryetar i një prej grupeve të punës të IPPC.

Raporti, parashikon një rritje të çmimeve të drithërave deri në vitin 2050. “Ne do të shohim efekte të ndryshme në vende të ndryshme, por do të ketë ndikime më drastike në vendet me të ardhura të ulëta në Afrikë, Azi, Amerikën Latine dhe Karaibe”- theksoi Shukla.

Raporti, nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zvogëlimit të shpërdorimit të ushqimit, për të ndihmuar në uljen e emetimeve të gazrave serrë në atmosferë, dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore, duke paralajmëruar se “rreth një e treta e ushqimit të prodhuar aktualisht në botë humbet ose shpërdorohet”.

Ndërkohë, një menaxhimi i qëndrueshëm i tokës, mund të përmirësojë sasinë e emetimeve që thithin toka dhe bimësia, dhe ndonjëherë të kthejnë në të kundërt ndikimet negative të ndryshimit të klimës. Kjo përfshin promovimin e praktikave të larmishme bujqësore, që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rreziqeve ekonomike dhe mjedisore të degradimit, si dhe rivendosjen e ekosistemeve natyrore siç është frenimi i shpyllëzimit dhe mbjellja e sa më shumë pemëve.

Sipas Komisionit Evropian, sektori bujqësor prodhoi në vitin 2015, 426.473 kilotonë gazra serë, ose rreth 10 përqind të emetimeve totale të gazrave në union. “Fermerët janë në vijën e parë të krizës ekologjike dhe klimatike. Qeveritë kombëtare dhe Bashkimi Evropian, duhet t’i ndihmojë ata të largohen nga bujqësia industriale, për të ndërtuar një bujqësi më elastike, ekologjike”- tha Sebastien Shonek nga organizata “Greenpeace”.

Sipas tij, kjo do të kërkojë një zhvendosje radikale larg prodhimit industrial të mishit, duke e çliruar sipërfaqen e tokës që përdoret tani për prodhimin e ushqimit të kafshëve, dhe zvogëluar varësinë nga importet e ushqimit, që lidhen me shpyllëzimet masive./ TIRANA TODAY

Tags: dieta ushqimorefasulemishOKB

TË LIDHURA

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Next Post
“Pse paratë janë me prerje 50 euro?” Del video 2 që po trondit Maqedoninë e Veriut

“Pse paratë janë me prerje 50 euro?" Del video 2 që po trondit Maqedoninë e Veriut

Publikohet letra e rrallë, nënshkruar nga dora e Skënderbeut

Publikohet letra e rrallë, nënshkruar nga dora e Skënderbeut

Rama vijon ‘kërcënimet’, u tregon vendin ‘trimave’: Do paguani shumëfish

Mbyllet kompleksi në Dhërmi, Rama ka një mesazh: Keqardhje! Hajde merre vesh...







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë
Sport

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

by mirseda
20:13 | 10/10/2025
0

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Shqipërisë, u shpreh se skuadra është gati për sfidën ndaj Serbisë. Ajeti, gjithashtu,...

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

20:10 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

19:03 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com