Kultura

Publikohet letra e rrallë, nënshkruar nga dora e Skënderbeut

               Publikuar në : 10:38 - 09/08/19 Enno

Historiani i njohur shqiptar nga Peja, prof. Dr. Jahja Drançolli, ka publikuar një letër të rrallë, të nënshkruar nga vetë dora e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo letër daton që nga 8 gushti i vitit 1451.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Drançolli shpjegon se kjo letër autografe është shkruar në latinisht dhe italisht. Po ashtu, ka dhënë të tjera shpjegimin rreth letrës së çmueshme, të cilën Skënderbeu i dërgonte Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

Postimi i plotë:

568 vjetë më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…!

Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore.

Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhën shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…! Burimi: Archivio di Stato di Siena.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT