Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Domethënia e Dunkirkut

8 vjet ago
in Të Gjitha
Domethënia e Dunkirkut

Niall Ferguson,“Boston Globe”/Tradicionalisht, britanikët reagojnë ndaj katastrofave dy mënyra. Elitat janë të prirura për të rënë pre e panikut. Ato tundin krahët, mjaftohen me vajtime, do të donin që koha të kthehej pas, dhe në fund rekomandojnë dorëzimin sipas ligjeve të luftës. 

Nga ana tjetër, njerëzit e zakonshëm, tentojnë të bëjnë më të mirën në një punë të keqe. Kjo gjendje shpirtërore, përmblidhet shpesh në parullën e Luftës së Dytë Botërore “Qëndroni të qetë dhe vazhdoni përpara!”. Dalja në kinematë botërore e filmit të Kristofer Nolan “Dunkirk”, na siguron kujtesën e mirëpritur, se ka pasur fatkeqësi edhe më të mëdha në historinë britanike, sesa referendumi i vitit të kaluar për të lënë Bashkimin Evropian. Ne bëmë më të mirën e punëve më të këqija.

Maji i vitit 1940, ishte siç e përkufizoi Uinston Çërçill në fillim të fjalimit të tij të pashoq, një “katastrofë kolosale ushtarake”. Filmi i Nolan, është një vepër e fuqishme dhe mallëngjyese artistike, por që e nënvlerëson përmasën e kësaj fatkeqësie.

Gazetat gjermane të kohës, qenë më të ftohta në raportimin e kësaj ngjarje. Për herë të parë, Jozef Gëbels nuk kishte nevojë ta ekzagjeronte për qëllime propagandistike: Forcat e Hitlerit i kishin shkaktuar realisht një humbje dërrmuese Britanisë, për të mos përmendur Francën dhe Belgjikën.

Kaq kaotike ishte tërheqja e Forcave të Ekspeditës Britanike, sa që të mbijetuarit e trullosur duhej të mbaheshin në karantinë kur u rikthyen në Britani për hir të moralit qytetar. Megjithatë, çështja kryesore në këtë rast, është se gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq.

Në një vendim fatlum, që shpesh i atribuohet gabimisht vetë Hitlerit, Feldmarshallët Gerd von Randshted dhe Gynther von Klyge, rekomanduan që forcat gjermane përreth Dunkirkut duhet të ndaleshin, pikërisht në momentin kur panzerët e tyre mund të kishin shpartalluar tërësisht forcat e rrethuara britanike.

Vrasja apo kapja e rreth 338.226 trupave aleate – numri i përgjithshëm i evakuuar në operacionin Dinamo, prej të cilëve rreth një e treta qenë në fakt francezë – do të kishte qenë një goditje shkatërruese, nga e cila morali britanik nuk do të mund ta merrte veten.

Mrekullia e Dunkirkut, ishte kësisoj një kombinim i braktisjes britanike dhe gjykimit të gabuar gjerman.

“Luftërat nuk fitohen përmes evakuimeve”- tha me të drejtë Çërçilli. Kishte shumë nga ata që në verën e vitit 1940, argumentuan se duhej të kërkohej një paqe e negociuar me Hitlerin, midis tyre edhe vetë sekretari i jashtëm, Lordi Halifaks dhe ish-kryeministri i sapo larguar nga detyra, Nevil Çambërlen. Ata qenë larg realitetit. U desh e gjithë gjenia retorike e Çurçillit, për të triumfuar mbi disfatistët.

Risjellja e atij misioni në një film nga ana e Kristofer Nolan është gjithëpërfshirës, i kondesuar dhe sentimental, në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, Brexit nuk është Dunkirk. Ai mund të jetë një lloj kaosi burokratik, por nuk është një fatkeqësi kolosale ushtarake.

Sidoqoftë, në Westminster dhe Whitehall u ndje edhe njëherë era e disfatizmit. Ish-kryeministri Toni Bler ka paralajmëruar se Britania e Madhe pas Brexit mund të “rrëzohet dhe mbetet jashtë loje për një kohë të gjatë”. Ish-diplomati i mirënjohur Lord Kerr, dhe ish-sekretari i mbrojtjes, Lordi Robertson kanë bërë thirrje për “një debat në Mbretërinë e Bashkuar, për të dalë me një thirrje për ndalimin e këtij procesi dhe ndryshimin e mendjes sonë”.

Unë kam respekt maksimal për këta zotërinj, dhe simpati për argumentet e tyre. Vitin e kaluar, paralajmërova se vota pro Brexit rrezikoi zhytjen “në ferr” të Mbretërisë së Bashkuar”. Ka pak dyshime se shumë prej premtimeve të ëmbla të fushatës pro-Brexit – më shumë para për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, një tufë marrëveshjesh të lehta të tregtisë së lirë që do të nënshkruheshin – u ekspozuan si një tufë absurditetesh, sikurse e thashë unë dhe shumë të tjerë vitin e kaluar.

Megjithatë, për mua mbetet shumë e vështirë të imagjinoj një dalje nga procesi Brexit. Unë sigurisht nuk shoh asnjë mënyrë për t’u rikthyer pas, edhe nëse publiku do të ndryshonte mendje, duke u shprehur vendosmërinë kundër largimit (gjë që ende nuk ka ndodhur, nëse sondazhet janë një farë udhërrëfyesi).

Tanimë që është evokuar Neni 50, vendet anëtare të BE-së e kanë lënë Mbretërinë e Bashkuar në mëshirën e tyre; çdo rikthim në BE do të ishte në kushtet standarde, dhe jo në marrëdhënien e veçantë dhe të privilegjuar që negocioi me sukses Margaret Theçër dhe Xhon Mejxhër. Për shembull, Britanisë do t’i kërkohet të angazhohet për të zëvendësuar paundin me euron. Vetëm kjo e bën të qartë se sa e pakëndshme do të ishte një kthesë e tillë.

Gjithsesi, përfundimi im nuk është se ne duhet të “Rrimë të qetë dhe të vazhdojmë përpara!”. Meqë e vërteta në lidhje me atë slogan popullor, është se ai nuk u përdor kurrë gjatë luftës, dhe u zhvarros në vitin 2000. Ndonëse miliona kopje u shtypën në vitin 1939, u vendos që ato të mos shpërndaheshin, dhe shumica më vonë u asgjësuan. Sloganet e posterave që panë dritën e botimit ishin të ndryshme dhe më e pëlqyeshmi do të ishte: “Kuraja jote, entuziazmi yt, vendosmëria jote do të na sjellë fitore” dhe (më e miri nga të gjithë) “Liria është në rrezik. Mbrojeni atë me gjithë fuqinë tuaj!”.

Unë kam qenë kundër Brexit një vit më parë, por më pas arrita në përfundimin se do të ishte më mirë si për BE-në, ashtu edhe Britaninë e Madhe për t’u ndarë nga njëra-tjetra, pasi ata duan një Evropë federale, të cilën ne se kemi dashur kurrë.

E thënë pa dorashka, ata janë të gatshëm të ruajnë dominimin gjerman, ndërsa ne jo. Dhe siç e thashë para referendumit, ky divorc do të na kushtojë shumë më tepër, dhe do të marrë shumë më tepër kohë, sesa pretendojnë mbështetësit e Brexit. Por tani nuk është koha për t’u rimenduar – ashtu si në majin e vitit 1940, nuk ishte koha për bisedimet e paqes.

Shënim: Niall Ferguson është një anëtar i Institutit Huver në Universitetin Stenford.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bebelgjikaBrexitbritaniaDunkirkFrancaGjermaniaNiall Ferguson

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Dhjetë lëvizjet fashiste, thuajse të harruara nga analet e historisë

Dhjetë lëvizjet fashiste, thuajse të harruara nga analet e historisë

Si nisi praktika e vendosjes së qirinjve mbi ëmbëlsira me rastin e ditëlindjeve 

Si nisi praktika e vendosjes së qirinjve mbi ëmbëlsira me rastin e ditëlindjeve 

Edi Rama, mbaje drejt timonin!

Edi Rama, mbaje drejt timonin!

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com