Euro e ka nisur këtë javë me një qëndrim konstant në vlerën e 123 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka fituar 0.3 pikë, duke shkuar në kuotën e 111 lekëve referuar të dhënave të Credins Bank.
Edhe Paundi Britanik ka pasur një rritje të lehtë, duke shkuar në kuotën e 142.5 lekëve.
Franga Zvicerane ka pasur një luhatje duke zbritur në vlerën e 111.3 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot përkatësisht 84.8 lekë dhe 75.5 lekë. /SCAN